LAJMI I FUNDIT:

Instagram tani edhe në Windows Phone

Instagram tani edhe në Windows Phone

Rrjeti i famshëm social për fotografi, Instagram do të vijë edhe në platformën mobile të Microsoft, përkatësisht sistemin operativ Windows Phone.

Lajmin e ka bërë zyrtar sot kompania Nokia e cila ka thënë se Instagram do të vijë bashkë me disa prej modeleve të reja të telefonave që ajo do t’i prezantojë në treg, si dhe tabletin e saj të parë Lumia 2520 Windows RT.

Për sistemin operativ Windows Phone, arritja e Instagram është shumë me rëndësi, sepse nënkupton se platforma mobile është mjaft e rëndësishme, pasi që do të përfshijë aplikacionet më të rëndësishme mobile të cilat janë shumë relevante për përdoruesit.

Mirëpo, Nokia ka thënë se nuk është vetëm Instagram që do të vijë në këtë platform mobile, pasi që edhe aplikacionet tjera mobile sikurse Vine dhe Flipboard do të arrijnë së shpejti. / Telegrafi /