LAJMI I FUNDIT:

Instagram largon butonin IGTV, konsideron se nuk po përdoret aq shumë

Instagram largon butonin IGTV, konsideron se nuk po përdoret aq shumë

Para dy vitesh Instagram e lansoi platformën për shpërndarjen e videove IGTV, ndërsa tani që nuk është bërë as një muaj i këtij viti, ka vendosur ta largojë butonin nga hapësira ku ndodhet për momentin.

Sipas TechCrunch, butorni i këtij aplikacioni do të largohet nga pjesa e sipërme në të djathtë, sepse po konsiderohet se nuk po përdoret aq shumë, duke e bërë të panevojshme qëndrimin aty, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk do të thotë, se IGTV do të largohet në tërësi, pasi butoni i kësaj platforme mund të gjendet sërish dhe të përdoret për shpërndarjen dhe shikimin e videove, njëjtë sikur më herët.


Që kur është lansuar më 2018, IGTV është shkarkuar më se një milion herë në Shtetet e Bashkuara, derisa në të njëjtën kohë dhe zonë, TikTok u shkarkua 80 herë më shumë.

Me lansimin e IGTV, Instagram donte të rivalizonte me YouTube, si një platformë ku shfrytëzuesit mund ta përdorin që t’i përcjellin artistët e tyre të preferuar.

Konsiderohej se do të përhapet në tërësi, sepse në të mund të ngarkoheshin video me kohëzgjatje deri në një orë, megjithëse ishin të ndaluara në vetëm një minutë.

Të gjitha këto, IGTV nuk i ka arritur me kohë dhe tani duket se largimi i butonit, mund të ofrojë hapësirë për vendosjen e një tjetri të një opsioni më të kërkuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Kalo në kategori