Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ka ndërhyrë duke larguar një objekt - konstruksion të vendosur ilegalisht në lagjen Dardania në kryeqytet.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se aksione të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen.


"Inspektorati do të vazhdojë me largimin e këtyre objekteve (konstruksioneve) ilegale duke mos lënë anash edhe ndërhyrje, aksione dhe inspektime të tjera të shumta në kryeqytet të cilat zhvillohen njëkohësisht", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

463963648 536543532315889 3010384345335550835 n

464204440 536543272315915 7829429494342312914 n

464193599 536543382315904 2262914420418961133 n

464287539 536543258982583 4705838953385738224 n