Insekti “mysafir” në koncertin e Jennifer Lopez, këngëtarja ruan qetësinë në skenë

Koncerti i Jennifer Lopez u ndërpre për pak kohë nga një insekt që i zvarriti në qafë gjatë performancës së saj në Stadiumin Qendror të Kazakistanit në Almaty.
Në një video të postuar në Instagram, 56-vjeçarja dukej paksa e nervozuar, por ruajti qetësinë dhe vazhdoi këngën para se ta ndalonte shfaqjen duke thënë me humor: “Më guduliste!”.
Turma e duartrokiti, ndërsa videoja u përshkrua si “provat në kohë reale për ‘Kiss of the Cricket Woman’”, shkruan DailyMail.
Lopez po vijon turneun e saj “Up All Night: Live in 2025”, që do të përfundojë me 21 koncerte, ndërsa më pas do të nisë një rezidencë 12-ditore në Las Vegas në Colosseum të Caesars Palace.
Vitin e kaluar, ajo anuloi turneun “This is Me... Live: The Greatest Hits”, duke thënë se po merrte pushim për familjen.
Përveç muzikës, Jennifer është aktive edhe në film dhe teatër. Kohët e fundit luajti në komedinë romantike “Office Romance” për Netflix dhe ka marrë pjesë në produksione të ndryshme, përfshirë muzikalin “Kiss of the Spider Woman” me buxhet 30 milionë dollarë (afërsisht 27.6 milionë euro), që do të dalë në tetor.
Ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, ka qenë producent i versionit kinematografik të këtij muzikali. /Telegrafi/





























































