Andres Iniesta ka shënuar golin e parë në kampionatin japonez J-League, tek skuadra e tij e re Vissel Kobe.

Ylli spanjoll u transferua gjatë verës tek skuadra japoneze, pasi kaloi plot 22 vite tek katalunasit e Barcelonës.


Transferimi i tij u përfol shumë pasi Iniesta shihej me potencial të madh edhe për disa vite në nivele të larta.

Megjithatë, 34-vjeçari spanjoll theksoi se kjo zgjidhje e tij kishte të bënte edhe me biznesin e tij të verërave dhe se në Evropë nuk do të mund të luante ndaj Barçës.

Iniesta 3 1

Dy muaj pas transferimit të tij te Vissel Kobe, Iniesta ka gjetur edhe golin e parë në kampionatin japonez.

Iniesta ka shënuar në fakt një supergol, pasi fillimit ka dribluar me mjeshtëri një mbrojtës dhe pastaj edhe portierin.

Goli i spanjollit erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes dhe u asistua nga lojtari i mirënjohur gjerman, Lukas Podolski.

Në fund, Kobe fitoi me rezultat 2-1, teksa pas 21-të renditen në pozitën e katërt në tabelë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app