LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Do befasohesha nëse Neymar rikthehet te Barça, më shumë ka gjasa të bashkohet me Realin

Iniesta: Do befasohesha nëse Neymar rikthehet te Barça, më shumë ka gjasa të bashkohet me Realin
Neymar Jr. - Andres Iniesta (Getty Images)

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka më shumë gjasa të bashkohet me Real Madridin se sa të kthehet në Camp Nou.

Braziliani la gjigantët katalunas për një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurove për PSG-në verën e kaluar.

Megjithatë, që nga transferimi i tij, Neymar ka qenë i lidhur me një lëvizje të ardhshme te kampionët evropianë, Real Madridi, por edhe një rikthim te Barça.


Man City dhe Guardiola rivalizojnë milionat e Realit për Neymarin
Lexo po ashtu Man City dhe Guardiola rivalizojnë milionat e Realit për Neymarin

Kapiteni i Barcelonës, Iniesta beson se transferimi në Bernabeu do të ishte më i lehtë sesa rikthimi në Camp Nou.

Neymar pëlqehet shumë nga klubi Mbretëror (Getty Images)

“Do të ishte e vështirë për një lojtar të kthehej në një klub të mëparshëm”, ka thënë fillimisht Iniesta për El Larguero.

“Do të më befasonte më shumë nëse do të kthehej këtu se sa të bashkohej me Real Madridin, por do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Casemiro: Neymari do përshtatej mirë me Ronaldon, do kalonin mirë mes vete
Lexo po ashtu Casemiro: Neymari do përshtatej mirë me Ronaldon, do kalonin mirë mes vete

“E ardhmja e tij nuk është diçka për të cilën po mendoj – nuk ka asgjë të bëjë me respektin, por thjesht nuk mendoj për këtë”.

“Kushdo që do ta nënshkruante do të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë, por skuadra jonë është fantastike dhe ne kemi lojtarë më të mirë se të tjerët”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Bundesliga
Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Ndërkombëtare
Kalo në kategori