Në mbledhjen e tetë me radhë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u nënshkruan 19 marrëveshje, ndërsa pas mbledhjes së përbashkët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama mbajtën konferencë për media.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti foli për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Shqipëri, raportet me Edi Ramën, iniciativën “Open Balkan”.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka folur edhe për gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale
Kurti në hapje të mbledhjes së përbashkët: Kur nuk ekzistojnë problemet politike, suksesi i përbashkët është i garantuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapje të mbledhjes së tetë të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, tha se synimi i përbashkët është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Kurti shtoi se sot bashkëpunimi në mes dy shteteve tona në kohën e paqes duhet ta rindez atë entuziazmin që ishte në kohën e luftës për çlirim.
“Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë me intensiv në burimet njerëzore dhe natyrore. Megjithëse një kohë ka pasur kufij ndarës të imponuar politikisht natyra nuk ka ditur për ta kur i ka shpërndarë burimet e saj zhvillimore në rajon”, tha Kurti.
Kurti shtoi se marrëdhëniet tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat është i garantuar.
“Lënia për fund dhe mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esenciale politike, mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social. Anëtarësimi në BE mbetet synim i ynë i përbashkët”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se marrëveshjet që do të nënshkruhen sot do të jenë për lehtësimin e jetës së qytetarëve të të dyja shteteve.
Kurti: Marrëveshjet me Shqipërinë janë më shumë sesa në një iniciativë rajonale
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 19 marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumëfishë më shumë sesa janë bërë në iniciativa rajonale.
Ai tha se raportet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore për çka nuk ka nevojë për ndërmjetës.
Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se s’kanë lëvizur nga qëndrimet për iniciativën rajonale “Ballkani Hapur”.
“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit. Prandaj edhe mbledhja, është një mbledhje midis Kosovës e Shqipërisë, Shqipërisë e Kosovës që t’i forcojë të dy shtetet tona në funksion të qytetarëve tanë për interesin, dëshirat e nevojat e tyre. Ndërkaq, për çështjen e ngritur, ajo është e një dimensioni tjetër, pra jo bilaterale, jo midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asgjë të re t’iu them… 19 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, kjo është shumëfish më shumë sesa marrëveshjet që janë bërë në një tjetër iniciativë rajonale, por unë jam i bindur që lajm sot është përforcimi dhe avancimi i së përbashkëtës sonë dhe jo dallimet që dihen… Ne jemi në CEFTA siç dihet dhe mbase do të marrë së shpejti një fillim të ri Procesi i Berlinit. Jemi të interesuar për sa më shumë bashkëpunim, por sot nuk kishim një takim rajonal, por bilateral dhe vëllazëror”, tha ai.
Pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, Kurti tha se është në interesin e të dyja vendeve të qëndrojnë bashkë.
“Ne, me marrëveshjet bilaterale që nënshkruajmë, ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona të afërta, teksa qëndrojmë të përbashkuar si sot rreth nevojës, dëshirës dhe qëllimit për zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie. Vendet tona nuk i bën bashkë vetëm interesi, por është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë. Aq sa na bashkon historia, gjuha dhe kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë, bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe rrit besimin social ndërmjet qytetarëve në dy anët e kufirit. Sidomos, ky besim i ndërsjellë social ka dëshmuar që është qenësor në gatishmërinë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar”, shtoi ai.
Lidhur me raportimet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëllim rrëzimin e tij, Kurti nuk pranoi të komentojë, por tha se deklaratat, komentet, insinuatat dhe intrigat e ndokujt janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë në mbledhjet e përbashkëta.
“Së pari, ne nuk mund të bëjmë tani komente apo të japim përshtypjet tona për konglomerat përshtypjesh nga më të ndryshmet sepse atëherë nuk jemi kryeministra por ndoshta as analistë të mirë. Porti i ri i Durrësit, Porti i Thatë i Prishtinës, Hekurudha në mes. Kjo është çështja me e rëndësishme për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe unë për këtë, çdo ditë në vijim do të bëj fushatë. Kjo është tejet vendimtare për një hov të madh ekonomik të kombit tonë mbarë, prandaj deklaratat, përshtypjet, insinuatat, intrigat, komentet e ndokujt janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë ne këtu në mbledhjet e përbashkëta”, tha ai.
Ndërkohë, foli edhe për gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
“Unë kam vlerësuar që është më e udhës që të takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur, sepse ka kaluar një vit e gjysmë që kur mbahen në paraburgim. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur që të takohem me të pas vizitës që ai ka bërë dhe këtë do ta bëj aspak më larg se sa sonte”, deklaroi Kurti.
Kurti: Hekurudha Durrës – Prishtinë, ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme për kombin
Në mbledhjen e tetë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë e cila u mbajt në Prishtinë, Kurti foli enkas për projektin e hekurudhës Durrës – Prishtinë.
Ai tha se është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme.
“Kjo hekurudhë do t’i bashkojë edhe më fortë ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona”.
Tutje tha se aq sa na bashkon historia, gjuha e kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë.
“Bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe që rritë besimin social ndërmjet qytetarëve në të dy anët e kufirit”.
“Me këtë qëllim, në mbledhjen e sotme nënshkruam marrëveshje ndërqeveritare për arsim, drejtësi, mbrojtje, shëndetësi, energji, bujqësi, dogana, sigurime shoqërore, turizëm, rini, gjendje civile, lëvizje të lirë, transport e infrastrukturë rrugore”.
“Teksa qëndrojmë të përbashkuar, me marrëveshjet bilaterale që nënshkruajmë, ruajmë e avancojmë marrëdhëniet tona të afërta”, shkroi Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje