LAJMI I FUNDIT:

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja kolumbiane Daneidy Barrera Rojas, e njohur si Epa Colombia, u dënua me pesë vjet burg pasi filmoi veten duke vandalizuar pronën publike gjatë një proteste.

Në nëntor 2019, Kolumbia u trondit nga protesta të dhunshme kundër qeverisë së ish-presidentit Ivan Duque.

Gjatë kësaj kohe influencuesja postoi një video të saj duke vandalizuar një stacion transporti publik në Bogota, duke thyer dritaret dhe duke shkaktuar dëme të tjera, përcjell Telegrafi.


Videoja u bë shpejt virale, duke tërhequr vëmendje në internet, por gjithashtu u bë temë e një hetimi që kulmoi me një dënim fillestar prej tre vjet e gjysmë burg për dëmtim të pronës dhe ndërprerje të transportit publik.

Epa Kolumbia më vonë kërkoi falje për veprimet e saj, por kjo nuk ndihmoi shumë, pasi Zyra e Prokurorit apeloi dënimin dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe një gjobë të barabartë me 493 paga minimale mujore.

Avokati mbrojtës i Daneidy paraqiti një apel në Gjykatën Supreme për t’i ulur dënimin e saj, por më 27 janar, gjykata la në fuqi dënimin e mëparshëm dhe urdhëroi arrestimin e influencueses.

Në një video që ka bërë bujë, influencuesja shihet duke qarë dhe duke u ankuar për dënimin ndaj saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Nëna fikson momentin e ëmbël mes burrit dhe djalit

Nëna fikson momentin e ëmbël mes burrit dhe djalit

Fun
Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Kalo në kategori