LAJMI I FUNDIT:

Inferioriteti numerik nuk e pengon Juven që ta mposhtë Lyonin (Video)

Inferioriteti numerik nuk e pengon Juven që ta mposhtë Lyonin (Video)

Juventusi ka regjistruar fitore prej 1-0 në udhëtim te Lyoni, edhe pse e zhvilloi pjesën më të madhe të gjysmës së dytë me një futbollist më pak në fushë.

Një gjysmë e parë frenetike në Stade de Gerland, ku skuadra vendase pati disa raste për të shënuar, ndërkohë që Bianconerët dilnin më rrallë përpara.

Bonucci e kapi me duar Diakhabyn në zonë dhe gjyqtari akordoi penalti. Rastin më të mirë në fraksionin e parë e pati Alexandre Lacazette, mirëpo Gianluigi Buffon e mbrojti goditjen nga pika e bardhë (35’).


‘Supermani’ Buffon e shpëtoi skuadrën e tij.
‘Supermani’ Buffon e shpëtoi skuadrën e tij.

Në gjysmën e dytë, Bianconerëve sërish gjërat nuk u shkuan mirë. Mario Lemina mori kartonin e dytë të verdhë (54’) duke e lënë skuadrën me dhjetë lojtarë në pjesën më të madhe të gjysmës së dytë.

Mirëpo, intervenimet e Massimiliano Allegrit në zëvendësimin e lojtarëve rezultuan tejet të suksesshme. Juan Cuadrado pranoi një top nga Alves në anën e djathtë dhe me një goditje fantastike e kaloi ekipin e tij në epërsi (76’).

Juan Cuadrado shënoi golin e fitores.
Juan Cuadrado shënoi golin e fitores.

Ky rezultoi goli i fitores, pasi nikoqirët nuk arritën të bënin asgjë deri në mbyllje të takimit.

Juventusi numëron shtatë pikë në Grupin H, aq sa ka edhe Sevilla që me rezultat 1-0 mposhti Dinamon e Zagrebit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=94cBvVx7av4

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori