Infektologu Ramadani flet për infektimin e fëmijëve me COVID-19 dhe variantet e reja të virusit
Një numër i madh i fëmijëve nga 0 deri në 9 vjeç kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, gjatë ditëve të fundit në Kosovë, teksa Ministria e Shëndetësisë ka dhënë dritën e gjelbër për t’u vaksinuar edhe fëmijët mbi moshën 12-vjeçare.
Në lidhje me infektimin e fëmijëve me coronavirus, pasojat që mund të kenë ata më vonë, gjendjen e tyre shëndetësore gjatë përballje me këtë sëmundje dhe mundësinë që edhe fëmijët nën 12 vjeç të marrin vaksinën, për Telegrafin ka folur infektologu Hamdi Ramadani.
Ramadani ka theksuar se deri më tani, moshat e reja e kanë kaluar me simptoma më të lehta këtë virus, teksa tha se situata në Kosovë në përballje me COVID-19 është vështirësuar shumë ditëve të fundit.
“Tash për tash nuk mund të themi se mund të ketë ndërlikim ose pasojë, në muajt apo vitet e mëvonshme tek kjo moshë, por të dhënat e deritashme, tregojnë se tek fëmijët ecuria e sëmundjes kalon më lehtë, për shkak se virusi tek mosha fëmijërore, zakonisht nuk mund të kapet shumë në receptorët respiratorë, nuk mund të bëj dëmtime të rënda, patologjike që mund të shkoj në ndërlikim të rëndë e serioz”, u shpreh Ramadani për Telegrafin.
Ai u shpreh se “Bazuar në këto të dhëna, organizata ndërkombëtare nuk e kanë bërë programin e vaksinimit për moshat deri në 12 vjeç, për faktin se është menduar se ky grup i moshave është me një tablo klinike më të lehtë. Përkundër faktit se ende nuk ka hulumtime në nivel botëror se si do të sillet ky virus”.
Sipas tij, nëse sëmundja lë pasoja të rënda edhe tek fëmijët, në një të ardhme më të largët ata do të mund të vaksinohen me vaksinë anti-COVID.
“Në këtë kuptim asnjë organizatë të jap një mendim se çfarë do të bëhet me moshën deri në 12 vjeç, nëse do të bëhet ose jo vaksinimi. Por, nëse ky Delta në gjithë botën bën veprime të rënda edhe në moshën pediatrike mund të ketë një mundësi në një të ardhme të largët të bëhet vaksinimi edhe i mosha fëmijërore, nëse Delta paraqet dëmtime serioze dhe që dokumentohet me të dhëna të sakta. Pra, mbetet të shihet pas disa kohe”, tha Ramadani për Telegrafin.
Infektologu Ramadani tha se përgjegjësinë për infektimin e fëmijëve e kanë të rriturit që kanë kontakt me ta, duke bërë thirrje që ata të mbajnë gjithmonë maskën kur kanë kontakt me fëmijët.
“Mendoj që masat të cilat duhet ndërmarrë tek kjo moshë është që personat që jetojnë e punojnë me fëmijët, duhet të marrin masa. Prindërit, arsimtarët, profesionistët shëndetësor, ata që punojnë në çerdhe. Ata duhet ta mbajnë maskën gjithmonë, sepse është e ditur që ky infeksion transmetohet nga të rritur tek fëmijët, ka shumë raste të rralla që fëmijët e bartin virusin tek fëmijët. Të rritur e bartin atë përgjegjësi, duhet të mbajnë maskën gjithsesi”, tha infektologu Ramadani.
Ramadani tutje shtoi se, “virusi i COVID-19, po kalon nga një variant në tjetrën, nga ai kinez, tek ai anglez, e tash edhe virusi Delta”.
Sipas tij, ashtu siç ndërron varianti, mund të ketë ndryshime edhe në ndikimin e tij në organizëm.
“Mendoj që të gjitha këto variante mund të kenë ndryshime të veprimi patogjen tek të rriturit dhe fëmijët. Tash virusi Delta po atakon të rinjtë nga 20 deri në moshën 40 vjeç që ka qenë ndryshe nga ajo variante angleze apo kineze që atakonte ata mbi 50 vjeç”, u shpreh ai.
Ramadani theksoi se, “për shkak të kësaj nuk mund të japim të dhëna të pa dokumentuara, pasi virusi po e ndërron variantin, secili variant ka reflekse të ndryshme te organizmat të moshave të ndryshme”.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës pritet që nesër të merr vendim për masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar gjatë konferencës për medie se do të shtohen ekipet e vaksinimit, por edhe punonjësit e tjerë shëndetësor nëpër sektorë të ndryshëm.
Ai u shpreh se kanë marrë miratim nga Ministria e Financave që të shtojnë resurset njerëzore, në mënyrë që të jenë të përgatitur.
“Do të rekrutojmë me procedura sa më të shpejta 1 mijë punonjës shëndetësor në SHSKUK, në IKSHPK, ne inspektorat e vende të tjera”, tha Vitia.
Vitia u shpreh se “Qysh nesër do t’i propozojmë Qeverisë për marrjen e masave kufizuese që do të prekin disa sektorë, por që janë të domosdoshme”.
“Do të propozojmë të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet orari i gastronomisë. Ndërsa do të propozojmë edhe një zgjidhje për dasmat, me shumë kufizime të reja për shkak të rezervimeve të mëhershme që kanë bërë qytetarët tanë”, tha ministri Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova