LAJMI I FUNDIT:

‘The Independent’: Gjirokastra, misteri i pazbuluar i Shqipërisë

‘The Independent’: Gjirokastra, misteri i pazbuluar i Shqipërisë

A duhet të shohë një turist britanik të metat e Gjirokastrës, rrugët e saj të pingulta, mungesën e jetës së natës dhe shqetësimet e tjera, apo historinë e saj, peziazhin e papërsëritshëm dhe natyrën e egër.

Këtyre dilema i ka dhënë përgjigje një artikull nga e përditshmja britanike, “The Independent”.


Gjirokastra, qyteti i gurtë i shtëpive muze, është thesari i Shqipërisë, i peizazheve mahnitëse, i kuzhinës autoktone, i hoteleve me çmime skajshmërisht të ulëta.

Këtë mesazh përcjell të fshehur mes alegorisë dhe kontradiktave e përditshmja britanike.

Me stilin qëllimisht cinik, autorja Holi Bekstër nxjerr në pah të metat e papërfillshme që ajo ka hasur në qytetin historik malor, por nuk ndal së theksuari se pas gjithë vogëlsirave, fshihet një natyrë dhe kulturë që bashkëkombësit e saj nuk duhet ta humbasin.

“Kujt do i pëlqente t’i harxhonte ato pak javë pushime të shumëpritura në një qytet malor në Shqipëri, që ndodhet një pëllëmbë nga bregdeti jugor i Sarandës, ku askush nuk flet anglisht por ku hotelet janë të lira dhe të bukura, ku menytë e mëngjesit janë të shumëfishta, ku luginat janë të rralla dhe malet të përtejme, ku anëtarët e stafit të hotelit ju ofrojnë shoqërinë e tyre për një orë e gjysmë deri në destinacionin e ardhshëm për shkak se jeni mysafirë, ku gjatë një ndalese në ‘Syrin e Kaltër’ të fshehur mes pemëve të lisit, ujërat janë aq të shndritshëm sa nuk duken të vërtetë. Kush do i dëshironte këto? Sipas meje mos shkoni në Gjirokastër, më mirë do të bënit të qëndronit në shtëpi.”

Gjirokastra shekullore me arkitekturën e saj tipike otomane ruhet prej vitit 2005 nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara si një qytet i rrallë e trashëgimisë botërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori