LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në Torino ishte një rreng që shkoi shumë keq! Dy të rinjtë u shtiren si kamikazë për të bërë shaka (Foto/Video)

Incidenti në Torino ishte një rreng që shkoi shumë keq! Dy të rinjtë u shtiren si kamikazë për të bërë shaka (Foto/Video)
Foto: Reuters

Dy të rinj janë duke u hetuar nga autoritet italiane për shkaktimin e panikut në zonën e tifozëve të Juventusit, pasi ata janë shtirur sikur të ishin sulmues vetëvrasës për të bërë një rreng.

Rreth 20.000 njerëzi ishin grumbulluar në Piazza San Carlo të Torinos për ta shikuar në ekranin e madh finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Bianconerëve dhe Real Madridit.

Pas golit të tretë të Los Blancos, një zhurmë në formë shpërthimi shkaktoi panik, ndërsa njerëzit filluan të vraponin.


Mbi 1,500 të lënduar nga paniku në Torino: Përmbledhje e incidentit të tifozerisë juventine (Foto/Video)
Lexo po ashtu Mbi 1,500 të lënduar nga paniku në Torino: Përmbledhje e incidentit të tifozerisë juventine (Foto/Video)

Rreth 1.527 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet, pasi janë rrëzuar gjatë ikjes dhe janë përplasur me njëri-tjetrin.

Duke qenë se në të gjithë Evropën ekziston një panik pas sulmeve në koncertin e Ariana Grandes në Mançester, shumëkush mendoi se ishte fjala për sulm terrorist.

Policia i ka analizuar xhirimet nga ky incident dhe i ka identifikuar dy të rinjtë që e kanë shkaktuar kaosin.

(Foto: Reuters)

Njëri prej tyre ka qëndruar në mes të turmës me duart e ngritura lart, ndërsa kishte vetëm një çantë shpinë dhe pantallona.

Ai madje ka bërtitur disa fjalë për t’i bërë njerëzit të mendojnë se ishte kamikaz, ndërsa turma po vraponte në të gjitha anët.

Duke qenë se situata kishte dalë jashtë kontrollit, personi i dytë është përpjekur që ta largojë duke e tërhequr.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se dy protagonistët janë marrë në pyetje dhe kanë pranuar se ishte një rreng që shkoi shumë keq.

Nga të lënduarit, tre janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa në mesin e tyre është një fëmijë shtatëvjeçar. Ai ka arritur në spital me arrest kardiak dhe tash është në koma të induktuar për shkak të lëndimeve në kokë dhe në gjoks. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori