LAJMI I FUNDIT:

Imri Ahmeti tregon gjendjen në LDK dhe pse nuk u kandidua Luta për kryeministër (Video)

Imri Ahmeti tregon gjendjen në LDK dhe pse nuk u kandidua Luta për kryeministër (Video)

Anëtari i Kryesisë Qendrore të LDK-së njëherësh edhe kryetar i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka treguar për gjendjen brenda LDK-së, në periudhën kur kjo parti gjendet para zgjedhjeve të brendshme.

Ahmeti,  në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e zgjedhjeve në LDK, pra edhe e kryetarit është një kapitull i mbyllur deri në maj të vitit të ardhshëm, kur kjo kjo parti do të zhvillojë procesin e brendshëm zgjedhor.

“Sa i përket garës për kryetar normalisht që çdokush që është në politikë hyn për tu zgjedhur. Unë nuk e kam asnjë ambicie për këtë, sepse mendoj se LDK ka mjaft njerëz të zotë, profesional dhe me integritet moral e nacional’ të cilët munden me menaxhue dhe me udhëheq me partinë. Tani për tani çështja e zgjedhjes së kryetarit të partisë është kapitull i mbyllur deri në maj të vitit të ardhshëm”, tha Ahmeti, transmeton Telegrafi.


Ai thotë se shfaqja e ambicieve të njerëzve për të udhëhequr partinë është vlerë për LDK-në.

Ahmeti ka theksuar se kandidatura e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e kaluara nacionale është vendosur me një konsensus të plotë.

“Edhe Lutfi Hazirit i është thënë se nëse ka gatishmëri për tu kandiduar, por ai nuk ka shprehur interesim. Ndërsa për Hotin ka pasur një koncensus të plotë, kur dihet e kaluara e tij profesionale dhe morale, duke ia shtuar këtu që ka qenë një ministër i sukseshëm”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori