Rënia e Mosulit në Irak, katalunasit që protestojnë në rrugë, një president nën 40 vjeç në Francë, manifestimet anti Trump në ShBA, tërmete, luftëra dhe katastrofa në vitin ku ngrohja globale ka shënuar një tjetër rekord.. Të gjitha ngjarjet e 2017 në fotot më të bukura që i kanë fiksuar ato…


Foto01 Washington, 21 janar: 500 000 persona marshojnë për të kundërshtuar zgjedhjen e Donald TrumpIT president i ShBA-VE.

Foto02 Nev York, 28 janar : Protestues kundër dekreteve anti-emigracion të Donald Trumpit në aeroportin “John F. Kennedy”.

Foto03 Beograd 30 janar: Emigrantë që durojnë të ftohtit në ndërtesa të rrënuara në Beograd ku temperaturat zbresin deri në – 20 °C, të ardhur nga Afganistani, Pakistani, Iraku ose Irani.

Foto04 Mosul, 4 mars: Një burrë i përlotur me vajzën e tij në krah që vrapon drejt forcave ushtarake irakiane në zonën e kontrolluar nga ISIS-i gjatë betejës se Mosulit

Foto05 Londër, 22 mars: Një grua që ndihmon një person të plagosur gjatë një atentati me veturë mbi urën Westminster.

Foto06 Paris , 1 maj: Një pjesëtar i forcave speciale franceze i përflakur pas një goditjeje me bombë molotov në sheshin Bastille në Paris, gjatë manifestimit për ditën e punëtorëve

Foto07 Paris, 7 maj: Emmanuel Macron arrin në piramidën në Louvre për të mbajtur fjalimin e tij të parë si president i zgjedhur i Francës

Foto08 Mosul , 2 qershor: Qindra civilë të rraskapitur arratisen nga lagjet Ban Sinjar, Zingjili e Abi Tamam, që gjenden ende në duar të ISIS-it. Ata kalojnë vijën e frontit mes bombave dhe predhave

Foto09 Karakas, 12 qershor: Një manifestues ngre një flamur venezuelas në manifestimet kundër presidentit Nikolas Maduro.

Foto10 Londër , 14 qershor: Në lagjen North Kensington në Londër, kulla Grenfell merr flakë. Bilanci: 71 të vdekur dhe 74 të plagosur.

Foto11 Vale do cambra, 20 qershor: Gjarpërimi i një rrugë në pyllin e djegur, ku një zjarr masiv shkaktoi 64 të vdekur dhe 35 të plagosur.

Foto12 Najrobi, gusht: Një burrë me duart lart që ecën mes hedhjes së gurëve dhe gazit lotsjellës gjatë protestave për zgjedhjet presidenciale. Policia vrau personat që kundërshtonin rizgjedhjen e Uhuru Kenyatta.

Foto13 Oriville, 8 korrik: Zjarrfikësit shpëtojnë një flamur amerikan gjatë djegies së një shtëpie. Disa qindra-mijëra hektarë u përfshinë nga flakët gjatë zjarreve ne Kaliforni.

Foto14 Hjuston , 27 gusht: Banorë ecin në rrugë të përmbytur në Hjuston, ndërkohë që qyteti përballet me uraganin Harvey.

Foto15 Kore e veriut , 16 shtator: Kjo foto e agjencisë shtetërore KCNA, tregon liderin Kim Jong-un duke marrë pjesë në hedhjen e një rakete me rreze të gjatë veprimi.

Foto16 Las Vegas, 1 Tetor: Një grua e ulur mbi trotuar në Las Vegas, pas një breshërie vrastare nga bashkia e qytetit ku pensionisti amerikan Stephen Paddock i mori jetën 58 vetëve dhe plagosi qindra të tjerë.

Foto17 Guizhou, tetor: Punëtorë ndërtimi që ndjekin në TV raportin që mbajti presidenti kinez Xi Jinping, gjatë hapjes së kongresit të 19-të të Partisë Komuniste Kineze.

Foto18 Pekin, 10 nëntor: Presidenti Donald Trump duke u ngjitur në bordin e Air Force One për të vazhduar udhëtimin drejt Vietnamit.

Foto19 Barcelonë, 11 nëntor: Manifestues me flamurin katalunjas që kërkojnë lirimin nga burgu të liderëve separatistë.

Foto20 Abu Dabi, 11 nëntor: Vizitorë arabë në muzeun e hapur në Abu Dhabi. Muzeu i hapur në 8 nëntor është projektuar nga arkitekti francez Jean Nouvel.

Foto21 Sarpol-e Zahad, 14 nentor: Një iranian i rraskapitur mes rrënojave të qytetit Sarpol-e Zahab, pranë kufirit me Irakun. 334 vetë vdiqën pas një tërmeti 7,3 ballësh që goditi zonën kufitare mes Turqisë, Iranit dhe Irakut

Foto22 Kameshlie, 15 nëntor: Dy ushtarë të forcave demokratike kurde (FDS) duke ngrohur duart në pikën e kontrollit në rrugën drejt kryeqytetit të ISIS-it, Raqqa. Ata e spastruan krejtësisht qytetin nga dominimi i shtetit islamik

Foto23 Zimbabve , 21 nëntor: Një burrë duke shkulur nga muri portretin e ish-presidentit Robert Mugabe, në ditën e dorëheqjes së tij nga një pushtet që zgjaste prej 37 vitesh

/lapsi.al/Telegrafi/