Reperja e njohur nga Mitrovica, Melinda Ademi, ka filluar pushimet në bregdetin shqiptar, pas angazhimeve të shumta me koncerte gjatë gjithë sezonit veror.

Por, ndonëse jo me mbrëmje muzikore, reperja po u qëndron fansave afër me imazhe të ndryshme përmes llogarisë zyrtare në Instagram.


Melinda, edhe sot (e martë), ka publikuar disa fotografi duke treguar se po i shijon pafund pushimet.

melindaademi 241381895 3383816385178135 5038831060517788913 n (Foto: Instagram/melindaademi)

E veshur me bikini ngjyrë rozë, Melinda ka shfaqur trupin e tonifikuar dhe tejet joshëse, për të cilin edhe njihet dhe komentohet vazhdimisht.

“S’ka si Melinda”, ka shkruar reperja në përshkrimin e imazheve në të cilat fokusin e kishin format e saja atraktive.

melindaademi 241325024 186650240231723 7267738500725296888 n (Foto: Instagram/melindaademi)

Ndryshe, “Ay Caramba” mban titullin kënga e fundit që e solli në bashkëpunim me reperin Gjiko dhe këngëtaren Nora Istrefi. /Telegrafi/

melindaademi 241431580 806187623396457 5324921275643553556 n (Foto: Instagram/melindaademi)