Ilir Latifi i jep mbështetje të madhe Khabib Nurmagomedovit para përballjes me Tony Ferguson në UFC 249

Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson do të përballen më 19 prill në kuadër të UFC 249.
Rusi është aktualisht kampion i peshave të lehta në artet marciale, derisa kundërshtari i tij mban rripin e kampionit të përkohshëm.
Por, para përballjes me Ferguson, Khabib ka marrë një mbështetje të madhe nga shqiptar që po ashtu është pjesë e MMA, Ilir Latifi.
Latifi ka publikuar një foto me kampionin në fuqi të peshave të lehta në UFC derisa ka shkruar: “Kohë e mrekullueshme UFC 248”.
Në vazhdimësi, ylli shqiptar është parë në shoqëri të Khabibit dhe duket se nga fotot janë miq shumë të afërt. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































