Njohësi i çështjeve politike amerikane, Ilir Ibrahimi ka vlerësuar se letra e presidentit amerikan Donald Trump e dërguar në adresë të presidentit kosovar Hashim Thaçit, dëshmon se ka një mbështetje nga shtetet vendimmarrëse sa i përket arritjes së një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.
Derisa ka komentuar mesazhin e fundit që shefi i shtetit amerikan ka dërguar, në Info Magazine Ibrahimi shtoi se pala kosovare duhet shfrytëzuar momentumin për të lënë anash interesat personale pasi jo gjithnjë mund ta kenë përkrahjen e shteteve vendimmarrëse për të çuar proceset përpara.
”Këto qëndrime nuk kanë qenë të pamenduara. Ka ardhur momenti kur duhet të jepen vendime ndaj këtyre mosmarrëveshjeve që kemi me Serbinë… Roli në arritjen e kësaj marrëveshje po nis të shihet si rol qëndror dhe letra e presidentit e konfirmon këtë gjë… Nëse shohim dhe lexojmë këtë letër me shumë kujdes arrijmë konkludim se parimet themelore e një marrëveshje të ardhme me Serbinë janë bërë në tavolinë. Thaçi e ka bërë këtë të ditur disa herë por jo në mënyrë të qartë”, tha Ibrahimi në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai tha se fuqitë e mëdha kanë vënë kontura se çfarë roli ka ajo marrëveshje.
“Roli i SHBA-së do të jetë rol kyç në këtë marrëveshje. Pritja tregon simbolikën e kësaj përkrahje. Shihet se SHBA janë edhe një herë ata ideatorë që do ta shtyejnë përpara marrëveshjen historike. Kjo marrëveshje gjithëspërfshirëse do të shkojë drejt një korrigjimi të kufijve, siç ka thënë edhe presidenti Thaçi”.
”Ka një lloj përkrahje në qendrën e shteteve të vendimmarrjes përfshirë edhe Moskën. Kjo sfidon momentumin. Ndoshta në të ardhmen s’mund të arrihet një momentum i tillë ndaj dhe duhet të jetësohet marrëveshja tani”.
”Mosmarrëveshjeve të brendshme duhet t’ju vie fundi sepse s’mund ta kemi më edhe një herë tjetër një mbështetje amerikane, sikurse kemi tani”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë