LAJMI I FUNDIT:

IKSHP: Nuk ka më epidemi të gripit sezonal në Kosovë

IKSHP: Nuk ka më epidemi të gripit sezonal në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një komunikate për media njofton se nuk ka më epidemi të gripit sezonal në Kosovë.

“Gjatë javës së 14-të (01.04.2019-07.04.2019) janë raportuar 1.913 raste ILI, 148 raste ARI dhe 6raste SARI. Rastet e lehta raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Nuk ka më epidemi të gripit sezonal në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

ISHKP thekson se javën e fundit janë shënuar 1913 raste të lehta në tërë Kosovën.


Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri sot 2019 janë testuar gjithsej 1104 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 452 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 40.9 %). Sipas subtipit 375 mostra Influencë A e pasubtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3. Hospitalizimet brenda 24 orëve: Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 6 raste me Dg.Bronchopneumonia (ARI) dhe 2 raste me Dg.Status Griposus.

Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar tetë raste të vdekjes të konfirmuara me Influencë AH1N1 dhe 16 raste me influenza A.

Pacientët e sëmurë kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar një efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara. Diagostikimi laboratorik është bërë me kohë dhe me besueshmëri të lartë ngase diagnostikimi bëhet me aparaturën e fundit RT-PCR (Real Time Protein Chain Reaction) Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të gripit sezonal duke rekomanduar e këshilluar për vaksinim në mënyrë të pandërprerë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës National Institute of Public Health of Kosova

1. INSTITUTI/ Departamenti i Epidemiologjisë bënë mbikëqyrjen e Influencës gjatë tërë vitit, me intensifikim të saj gjatë sezonës përkatëse (java e 40 deri në javën e 20),

2. Përcjell situatën epidemiologjike me rastet ILI/ARI (javore) dhe rastet me SARI (në bazë ditore/ alerti).

3. Bënë testimin laboratorik të mostrave në Departamentin e Mikrobiologjisë në Qendrën Kombëtare për Testimin e Influencës.

4. Instituti Kombëtar ka apeluar te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

5. Ka rekomanduar tek Inspektorati shëndetësor dhe sanitar të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës, për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse dhe rasteve të vdekjeve nga këto sëmundje.

6. Ka dhënë këshilla për popullatën për mbrojtjen nga sëmundja dhe njohjen e sipmtomeve të saj me masa praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal.

7. Ka dhënë rekomandime për Institucionet shëndetësore/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori