Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka mbajtur konferencë për media, ku është prezantuar raporti me titull “Kuvendi i dështimeve: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023”.
Ky raport përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet si rezultat i monitorimit që IKD i ka bërë punës së Kuvendin të Kosovës.
Në raportin e publikuar, IKD gjeti se Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2023 ka dështuar t’i zbatojë disa nga aspektet kyçe për funksionim të mirëfilltë, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe në pajtim me kërkesat ligjore dhe të Rregullores së Kuvendit. Puna e këtij institucioni është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në disa raste nga vendimmarrja e kundërligjshme, nga mungesa e transparencës së plotë në çështje kyçe të punës së tij. Puna e Kuvendit, është përcjellë edhe nga gjuha joparlamentare, gjuha seksiste, raciste, mizogjene dhe gjuha homofobe, në ndërkohë gjatë vitit 2023 përfaqësuesit e qytetarëve u përplasën fizikisht gjatë punimeve në seancë plenare.
Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj, tha se Kuvendi ka zhvilluar punime pa planifikim adekuat, ku në krahasim me vitin paraprak, Kryesia e Kuvendit kishte autorizuar draftimin e planeve për sesione, këtë vit, një propozim i tillë nuk u diskutua fare.
“Kjo për pasojë pati edhe fenomenin e vazhdueshëm të mosefikasitetit në shqyrtimin dhe miratimin e pikave të rendit të ditës, mosefikasitet që u bartë nga një vit në tjetrin”, tha Jakaj.
Sipas gjetjeve të IKD-së Kuvendi e nisi vitin 2023 me tetë seanca plenare të papërfunduara nga vitit 2022, me gjithsej 54 pika të rendit të ditës, në ndërkohë viti 2023 u përmbyll me 30 pika të papërfunduara të cilat u bartën në vitin 2024.
Lidhur me këtë, sipas Jakajt, ky mosefikasitet prodhoi 39 vazhdime të 23 seancave të rregullta të cilat nuk arrinin të përfundonin në kohë për arsye të mungesës kronike të kuorumit, fillimisht nga shumica parlamentare, e më pas edhe nga mungesa e deputetëve thirrës të këtyre seancave, kryesisht opozitës parlamentare.
IKD po ashtu ka gjetur se gjatë vitit 2023, Kuvendi keqpërdori mekanizmin e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e pikave të rregullta të rendit të ditës.
Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Jakaj tha se Kuvendi i Kosovës zhvilloi punime në tre raste pa e miratuar rendin e ditës, Kryetari i Kuvendit interpretoi gabimisht Rregulloren e Kuvendit për mosfillimin dhe mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për arsye se në sallë nuk ishin të pranishëm 61 deputetë.
“Kuvendi i Kosovës ka dështuar të kryejë rolin mbikëqyrës të tij në dy aspekte. Kuvendi nuk ka arritur të diskutojë dhe t’i hedhë në votim disa raporte të rëndësishme të institucioneve të pavarura për shkak të mungesës së kuorumit në seancë plenare. Kuvendi i Kosovës ka dështuar gjithashtu, ta shqyrtojë dhe miratojë Kodin Etik të Kuvendit.”, theksoi Jakaj.
Jakaj tha se IKD ka gjetur se gjatë vitit 2023 Qeveria dhe deputetët, në disa raste ndërhynë në drejtësi duke bërë deklarata publike dhe duke sulmuar drejtues të organeve të drejtësisë.
Sipas raportit, gjatë vitit 2023 Kuvendi ka vazhduar të përballet me mungesë të thellë të transparencës. Lidhur me këtë, Jakaj tha: ”që nga publikimi i gjetjeve në Raportin për punën e Kuvendit gjatë vitit 2022 nuk është bërë lëvizje e duhur dhe pozitive në drejtim të publikimit të të gjitha materialeve me rastin e mbajtjes së një seance parlamentare. Komisionet parlamentare i mbajnë mbledhjet e hapura, por të njëjtat vazhdojnë të mos transmetohen drejtpërdrejt. Përkundër premtimit që votimi elektronik do të zgjidhet shpejtë, Kuvendi ka dështuar që këtë çështje ta rregullojë”.
Në anën tjetër, sipas Jakajt Kuvendi vazhdon të mos respektojë Rregulloren e Kuvendit me rastin e publikimit të votës së deputetëve ku kjo rregullore kërkon që votimi me dorë të bëhet publik menjëherë pas përfundimit të seancës plenare.
Në këtë raport thuhet se IKD ka gjetur që Qeveria e Kosovës ka injoruar Kuvendin te pyetjet parlamentare, ndërsa Kryetari ose ndonjëri nga nënkryetarët e Kuvendit nuk ka zbatuar në përpikëri Rregulloren e Kuvendit për t’i dhënë vërejtje publike kabinetit qeveritar kur shpërfill kërkesat e deputetëve.
Naim Jakaj, hulumtuesi i lartë në IKD ka thënë se në raport me zhvillimet rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka munguar qasja proaktive e Kryeministrit të Kosovës për të raportuar mbi zhvillimet në të.
Në bazë të këtij raporti, IKD ka gjetur që Kuvendi i Kosovës kishte miratuar një Komision Hetimor në kundërshtim me Kushtetutën. Lidhur me këtë Jakaj tha se Kuvendi themeloi në kundërshtim me Kushtetutën Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje ngase ai shkel parimet e ndarjes së pushteteve të përcaktuara me Kushtetutë dhe me standarde ndërkombëtare.
“Sistemi i drejtësisë nuk mund t’i raportojë në asnjë rrethanë pushtetit legjislativ, qoftë edhe përmes një komisioni hetimor”, deklaroi ndër të tjera Jakaj.
Po ashtu, Jakaj ka thënë se a thënë se gjatë vitit 2023, 15 deputetë nuk ngritën asnjë çështje në Kuvend.
“Me këtë rast, IKD gjen se 15 deputetë nuk kanë ngritur asnjë çështje nga totali i deklaratave gjatë vitit 2023, ku prej këtyre deputetëve 9 janë grupit parlamentar të Listës Serbe, një nga GP LV, një nga GP LDK, një nga GP MULTIETNIK, një deputet i subjektit politik GI za Slobodu, Pravdu i Opstanak (GI SPO), një deputet nga Partia Unike Gorane (JGP) dhe një deputet nga subjekti politik Romani Iniciativa (RI)”, ka thënë tutje Jakaj.
Ky raport i publikuar sot nga Instituti i Kosovës për Drejtësi është përkrahur nga Rockefeller Brothers Fund (RBF).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj