LAJMI I FUNDIT:

IKD: Ka zyrtarë që mbajnë deri në shtatë pozita të punës

IKD: Ka zyrtarë që mbajnë deri në shtatë pozita të punës

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin lidhur me përputhjen dhe ushtrimin e funksioneve publike të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në përputhje me Ligjin mbi Konfliktin e Interesi.

Betim Musliu nga IKD ka thënë se shumë zyrtarë janë bërë “supermen” që mbajnë shumë pozita zyrtare.

Ehat Miftaraj nga IKD ka publikuar raportin dhe gjetjet konfliktit të interesit, i cili ka thënë se këto parime dhe standarde një numër i madh i zyrtarëve publik nuk i zbatojnë në praktikë.


“Nga 4 mijë dokumente të vërtetuara nga deklarimi i pasurisë, ka dal se 563 zyrtarë mbajnë më shumë se një pozitë zyrtare”, theksoi Miftaraj.

Sipas tij, ka zyrtarë që mbajnë edhe deri në shtatë pozita të punës.

Lana Owens nga Ambasada amerikane ka thënë se është joefikase dhe shkelje të konfliktit të interesit nëse zyrtarët mbajnë më shumë se një pozitë zyrtare ose edhe deri në shtatë pozita.

Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsionit ka thënë se kanë trajtuar një numër të madh të rasteve për konflikt të interesit.

Kjo agjenci sipas tij, gjatë këtij viti kanë trajtuar 78 raste për konflikt interesi, prej tyre 2 raste janë për hetime dhe 1 është proceduar në gjykatë.

“Bazuar në të gjeturat tona, ne kemi identifikuar një zyrtar të lartë ka deklaruar të hyra të rregullta mbi 22 mijë euro nga një pagë, ndërsa pas hetimit tonë është vërtetuar se ky zyrtar ka të hyra edhe mbi 22 mijë euro të tjera nga të ardhura të tjera”, theksoi Havolli.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori