LAJMI I FUNDIT:

IKD: Formimi i qeverisë së re të bazohet në Kushtetutë, përfaqësuesit e institucioneve të veprojnë me maturi

IKD: Formimi i qeverisë së re të bazohet në Kushtetutë, përfaqësuesit e institucioneve të veprojnë me maturi

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshi Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë në detyrë si dhe partitë politike që në situatën e krijuar dhe ballafaqimin e përditshëm me pandeminë e virusit COVID-19, të veprojnë me maturi dhe në respektim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

“Republika e Kosovës nga data 25 mars 2020 është në një gjendje të re politike si rezultat i miratimit të mocionit të votëbesimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Për më tepër, Kosova është e përfshirë në fazë të ndjeshme dhe kritike për popullin e Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës në menaxhimin e suksesshëm dhe parandalimin e virusit COVID-19, që po rrezikon shëndetin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por që do ketë edhe pasoja afatgjata ekonomike dhe financiare jo vetëm për Republikën e Kosovës por edhe tërë botën në përgjithësi.


IKD rikujton liderët institucional dhe të partive politike se Kosova gjendet në një fazë tejet të ndjeshme në luftën kundër shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit COVID-19 dhe ndërmarrja e çfarëdo veprimi tutje duhet të jetë i kujdesshëm që mos të vazhdojë të thellojë rrezikimin e funksionimit të institucioneve demokratike në vend.

Për më tepër të gjithë liderët institucional dhe politik në Kosovë duhet të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme që përçojnë unitet, siguri dhe besim në institucionet e Republikës së Kosovës, si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe për partnerët tanë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media.

IKD me theks të veçantë iu bën thirrje Presidentit të Republikës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Qeverisë në dorëheqje dhe liderëve politike, që procesi i formimit të qeverisë së re të bazohet në Kushtetutë, Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe praktikave të mira të ndërtuara në Kosovë dhe praktikave kushtetuese të shteteve me demokraci parlamentare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori