LAJMI I FUNDIT:

IITSI bëhet institut i kategorisë së dytë nën patronazhin e UNESKO-s

IITSI bëhet institut i kategorisë së dytë nën patronazhin e UNESKO-s

Në selinë e UNESKO-s në Paris sot zyrtarisht do të nënshkruhet Marrëveshje midis Maqedonisë dhe UNESKO-s me të cilin Instituti për inxhinieri të tërmeteve dhe sizmiologji inxhinierike-IITSI në kuadër të Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodij’-Shkup, do të jetë institut i kategorisë së dytë nën patronazhin e UNESKO-s me fokus në gatishmërinë ndaj katastrofave dhe zvogëlimin e pasojave prej tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Kulturës së Maqedonisë thekson se me këtë Maqedonia do të kontribuojë në drejtim të ndërmarrjes së masave parandaluese prej katastrofave natyrore-tërmeteve në rajon por edhe në nivelin global.

Maqedonia që nga viti 2014 u kyç edhe në programin afatgjatë të UNESKO-s, ‘Njeriu dhe biosfera’, me shpalljen e rajonit të Ohrit dhe Prespës si rezervat ndërkufitar i biosferës’, theksohet nga Ministria. /Telegrafi/