LAJMI I FUNDIT:

Identiteti i themeluesit të Bitcoin që përdori pseudonimin Satoshi Nakamoto – mund të zbulohet gjatë një procesi gjyqësor në Florida  

Identiteti i themeluesit të Bitcoin që përdori pseudonimin Satoshi Nakamoto – mund të zbulohet gjatë një procesi gjyqësor në Florida  

Identiteti i Satoshi Nakamoto – pseudonimi legjendar për ideatorin e akoma të paidentifikuar të kriptovalutës Bitcoin – së shpejti do të zbulohet në një proces gjyqësor në Florida.

Familja e shkencëtarit të ndjerë të fushës së teknologjisë informative, David Kleiman, pretendon se ai krijoi kriptovalutën së bashku me Craig Wright duke vendosur të identifikohen me nofkën Satoshi Nakamoto, transmeton Telegrafi.

Tani trashëgimtarët e Keliman kanë ngritur padi duke kërkuar gjysmën e sasisë së Bitcoin që kapin vlerën e afro 70 miliardë dollarë që u njohën deri më tani me nofkën e të ndjerit të tyre, shkruan Wall Street Journal.


Australiani 51-vjeç Wright një ndërmarrës i suksesshëm që jeton dhe vepron në Londër, pretendon se ka krijuar Bitcoinin – që në komunitetin e të apasionuarve pas kriptovalutave ishin skeptikë lidhur me këtë.

Por trashëgimtarët e Kleiman që ndërroi jetë në vitin 2013, pretendojnë se ai krijoi Bitcoinin së bashku me Wright, dhe thonë se kanë dëshmi për këtë.

“Besojmë se provat do të tregojnë se kishte një partneritet lidhur me një milion Bitcoin”, tha Vel Freedman, avokat i familjes Kleiman. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori