Në vitin 2003, në Zagreb kam zhvilluar një bisedë interesante me njërin nga prijësit organizatës së të rinjve të HDZ-së, i cili më vonë u bë politikan i rëndësishëm në Kroaci. Në mes tjerash ai më tha:
“Ju, shqiptarët (e kishte fjalën për shqiptarët e ish Jugosllavisë) nuk keni ide sa me fat jeni që dalloheni në të gjitha aspektet nga serbët dhe nga të tjerët në Ballkan. Ju jeni racë komplet tjetër. Juve njeriu iu dikton që jeni shqiptarë edhe nëse ju sheh nga larg. Ju dalloheni me gjuhë, me religjion, me pamje dhe me gjithçka tjetër. Juve Serbia dhe tjerët mund t’ju dëmtojnë, por kurrë nuk mund t’ju zhdukin. Problemi jonë me Serbinë ka qenë i madh. Neve na dallonte vetëm religjioni. Ne kemi qenë aq afër me Serbinë sa që edhe udhëheqësi jonë (Franjo Tugjman ) e kishte vajzën të martuar me serb në Beograd. Thuhej se sa herë që takohej me Millosheviqin, e pyeste për nipat: ‘Kako su oni moji srbčići?’” (Si janë ata serbët e mi të vegjël?)
Këtë pyetje Tugjmani ka mund ta bëjë edhe nga zemra e plastë, por shembulli flet për prejardhjen e përbashkët dhe lidhjet e thella mes këtyre dy popujve. Pas zhbërjes së Jugosllavisë, dallimet mes kroatëve dhe serbëve janë rritur. Por, dallimi kryesor i tyre është religjioni, edhe pse në shikim të parë është i njëjtë. Megjithatë, nacionalizmi kroat ia ka dalë në ndërtimin e dallimeve me serbët.
Në vitin 2009, në Ulqin, gjatë kohës së pushimit kam banuar në një familje ku burri ishte malazez e gruaja shqiptare. Deri atëherë e as deri sot nuk kam takuar ndonjë joshqiptar që flet shqip pa asnjë gabim. Nuk kishte gjasa të dallohej se nuk ishte shqiptar. Tërë kohën me mua bisedonte shqip. Mburrej që ishte malazez, e donte shumë Serbinë dhe nuk i urrente shqiptarët. Gruaja e tij shqiptare, katolike me religjion, preferonte qe me neve të fliste serbisht. D.m.th., ai që nuk ishte shqiptar, fliste shqip kurse ajo që ishte shqiptare, fliste serbisht. Fëmijët e mi flisnin anglisht me fëmijët e tyre. Njësoj ka qenë me shqiptarët myslimanë që janë martuar me boshnjakë dhe kanë filluar ta flisnin gjuhën e partnerit. Në Mal të Zi kështu janë zhdukur shqiptarët.
Malazezët gjithmonë e kanë pasë një problem me identitetin e tyre dhe Kishën. Që nga koha e hershme dhe sidomos nga koha e Njegoshit, malazezët kanë ndërtuar një ideologji fashiste ndaj shqiptarëve, sidomos nëse ata ishin myslimanë. Kjo shihet në veprën e tij “Gorski Vjenac” (Kurora e maleve). Vrasja e myslimanëve dhe marrja e tokave të tyre parashihej si vepër e madhe patriotike. Prandaj, pas vitit 1912, kisha e tyre i vuri shqiptarët, myslimanë e katolikë, para konvertimit ose vdekjes. Konvertimi në kishën e tyre nuk e nënkuptonte vetëm ndërrimin e fesë, por me këtë rast ndërrohej edhe përkatësia kombëtare.
Që nga Njegoshi e deri të knjaz Nikolla, malazezët e kanë quajtur veten serbë. Madje, thoshin se janë maja e serbëve dhe Kosova për ta ka qenë më shumë se Jerusalemi. Prandaj, ky qëndrim ka ndikuar që në mes të malazezëve dhe serbëve të mos ekzistonte vija e saktë e ndarjes. Kur u krijua Jugosllavia, malazezët e humbën mëvetësinë kombëtare dhe religjioze. Gjatë kësaj kohe, ideja e serbizmit në Mal të Zi është forcuar edhe më tej dhe, për këtë arsye, është promovuar Njegoshi edhe në Jugosllavinë socialiste. Në vitin 1975 shkolla jonë na dërgoi në ekskursion disa ditësh në Kroaci dhe në Mal të Zi. Monumentin e parë dhe më të rëndësishmin që e vizituam ka qenë Mauzoleoumi i Njegoshit në Lovçen. Vizita masive e nxënësve e kishte një qëllim.
Por, pas rënies së Jugosllavisë dhe kthimit të pavarësisë, ndjenja kombëtare malazeze është ngritur. Por, jo edhe aq sa duhet për shkak se një përqindje e konsiderueshme e tyre ende ndjehen se janë serbë. Në topitjen e ndjenjave kombëtare malazeze rol të rëndësishëm ka luajtur Kisha Ortodokse Serbe e cila nuk e lejon pavarësimin e Kishës Ortodokse të Malit të Zi. Në shoqëritë ortodokse rregulli thotë se politikisht të pavarur janë vetëm ata që kanë kishën e pavarur. Për fat të keq ky nuk është rasti me Malin e Zi. Me ngjarjet e fundit në Cetinë u vërtetua se Kisha serbe ende luan rol kryesor dhe me potencial të destabilizimit të këtij vendi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë