Drejtoria e Policisë së Malit të Zi informoi Këshillin për Kontrollin Civil të Punës së Policisë se kishte identifikuar një person, i cili kërcënoi presidentin e Lëvizjes Qytetare – URA, Dritan Abazoviq, përmes rrjeteve sociale dhe se puna për rastin është duke vazhduar pasi që personi gjendet jashtë shtetit.
Abazoviq në një fjalim të mbajtur në parlamentin e Malit të Zi, konfirmoj se ka marrë kërcënime nga grupet kriminale, por edhe anëtar të partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, DPS, raporton rtcg.
“Sipas procedurave ligjore, Dritan Abazoviq dhe të gjithë ata që kanë ndonjë informacion se ndihen të rrezikuar kanë mundësinë të informojnë autoritetet shtetërore kompetente”, thuhet në përgjigjen e drejtorit të policisë, Veselin Veljoviqit, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu deklaroi se u takua më 27 nëntor me përfaqësues të policisë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët thanë se deri më tani nuk ka asnjë njohuri operacionale ose informacion specifik në lidhje me kërcënimin ndaj cilitdo qytetar ose udhëheqës politik malazez. Më 25 nëntor, gazeta “Dan” njoftoi se politikani shqiptar u kërcënua nga një anëtar i grupit kriminal të bosit të drogës, Naser Kelmendi.
Veljovic ishte takuar me Fatmir Bajramin nga Sektori për Luftimin e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës dhe Tonin Vocajn, Ndihmës Drejtori për Sektorin e Policisë Kriminale të Policisë Shqiptare, në lidhje me bashkëpunimin operacional të tre policëve.
“Gjatë bisedës, unë kërkova informacione nga përfaqësuesit e policisë shqiptare dhe të Kosovës se mos kanë të dhëna operative për kërcënimin e ndonjë shtetasi të Malit të Zi apo udhëheqës politikë nga grupet kriminale shqiptare ose kosovare. Përfaqësuesit e këtyre shërbimeve të sigurisë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë konfirmuar se deri më tani nuk kanë asnjë njohuri operacionale ose informacion specifik në lidhje me kërcënimin e ndonjë qytetari ose udhëheqësi politik malazez”, përfundoi Veljoviq.
Ndryshe, Abazoviq në fjalimin e mbajtur në parlamentin malazez ka folur edhe rreth kriminaltitet të instaluar nga qeveria e gjertanishme gjersa ka bërë të ditur se do të jetë zëvendëskryeministër i Malit të Zi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë