LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen mbi 150 kontakte të rastit me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore

Identifikohen mbi 150 kontakte të rastit me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore

Disa ditë pasi Guineja konfirmoi vdekjen e një personi të infektuar me virusin Marburg, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha se rreth 150 kontakte, përfshirë tre anëtarë të familjes dhe një punonjës shëndetësor, janë identifikuar deri më tani.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë shtypi të mërkurën se megjithëse Marburg, një “kushëri” vdekjeprurës i Ebola, është një virus shumë i ndryshëm nga Sars-CoV-2, shumë nga elementët e përgjigjes janë të njëjtë, përfshirë izolimin, gjurmimin, dhe karantinimin e kontakteve të tyre.

“OBSH dhe partnerët tanë po mbështesin ministrinë e shëndetësisë të Guinesë për të hetuar burimin e shpërthimit, për të gjetur kontaktet dhe për të informuar komunitetin lokal se si të mbrohen”, tha Tedros.


Të premten, Guineja informoi agjencinë shëndetësore të OKB-së për një rast të sëmundjes së virusit Marburg në jugperëndim të vendit.

Pacienti, gjithashtu rasti i parë i njohur i Marburg në Afrikën Perëndimore, vdiq 8 ditë pas fillimit të simptomave.

Patogjeni shumë i rrezikshëm shkakton ethe hemorragjike dhe, sipas shpërthimeve të kaluara, shkalla mesatare e vdekshmërisë është 50 për qind.

“Nuk ka një vaksinë të licencuar për Marburg, megjithëse ka vaksina në zhvillim, dhe OBSH po punon me partnerët tanë për të kërkuar mundësi për t’i vlerësuar ato gjatë këtij shpërthimi përmes Planit R&D për Epidemitë”, shtoi Tedros.

Zyrtarët shëndetësorë në Guineja kanë konfirmuar rastin e parë të virusit Marburg në Afrikën Perëndimore, një sëmundje shumë ngjitëse nga e njëjta familje me virusin Ebola.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi se është e nevojshme që të “qëndroni menjëherë në rrugën” e virusit.

Sëmundja e virusit Marburg është transmetuar te njerëzit nga lakuriqët e natës që hanë fruta, ndërsa infeksioni përhapet te njerëzit nëpërmjet transmetimit të lëngjeve trupore.

Rastet e sëmundjes janë jashtëzakonisht të rralla, dhe epidemia e fundit e madhe ishte në Angola në vitin 2005.

Bëhet fjalë për një sëmundje e rëndë, shpesh vdekjeprurëse që shkakton ethe dhe gjakderdhje.
Ende nuk ka një trajtim të qartë për Marburg, por mjekët thonë se marrja e sasive të mëdha të ujit dhe trajtimi i simptomave specifike rrit shanset e pacientit për të mbijetuar.

Drejtoresha e OBSH -së për Afrikën, Mashido Moetti tha se virusi ka potencialin të “përhapet larg dhe gjerë”.

Por ajo vlerësoi “vigjilencën dhe reagimin e shpejtë hetues të punonjësve shëndetësorë të Guinesë”.

Epidemitë dhe rastet sporadike të sëmundjes në Afrikë janë raportuar deri më tani në Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Afrika e Jugut dhe Uganda, sipas të dhënave të OBSH-së. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Evropa
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Kalo në kategori