Ideale për një drekë të shpejtë: Rolata të imta të bëra me gjoks pule dhe perime

Rolatat gatuhen shpejt dhe do të keni një ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm Përbërësit:- 500 gr copa pule të prera hollë,- hudhër pluhur,- spec djegës,- kripë,- piper,- spec të verdhë,- spec të kuq,- karota,- uthull aromatike,- 2 lugë vaj ulliri,- domate,- tranguj për sallatë.

Përgatitja:
1. Copat e prera lyeni me pluhurin e hudhrës, specin djegës, kripë dhe piper.
2. Në tavë skare nxehni pak vaj luledielli dhe piqni specat e prerë për së gjati dhe karotat.
3. Kur të zbuten pak dhe të marrin ngjyrë, hiqni nga zjarri.
4. Fërgoni në zjarr të fortë copat e mishit nga të dyja anët rreth pesë minuta.
5. Hiqni nga zjarri, mbushni me perimet e fërguara, mbështillni në formë rolate dhe shërbeni me uthull aromatike, domate dhe tranguj.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.

















































