LAJMI I FUNDIT:

Ide të përsosura të veshjeve për ditët e dimrit nga dollapët e vajzave të Mango-s

Ide të përsosura të veshjeve për ditët e dimrit nga dollapët e vajzave të Mango-s

Pas bashkëpunimit me personalitete të famshme si, p.sh., me Milla Jovovich, Kate Moss, Kendall Jenner dhe Care Delavigne, Mango i është përkushtuar rrymës së re të vajzave të modës

Meqenëse gjenerata e re e influentueseve vjen nga bota e mediave të reja, Mango ka vendosur t’i bashkojë damat nëpërmjet hashtagut të përbashkët, transmeton Telegrafi.


Në kërkimin për inspirim të përsosur për ditët e dimrit edhe një herë ia kemi hedhur një sy profileve të Instagramit të adhurueseve të rrobave të Mangos.

Në ofertën e larmishme të brendit spanjoll vajzat kanë gjetur rrobat me të cilat i kanë plotësuar dollapët e tyre dhe u janë përshtatur stilit të tyre personal.

Nga kombinimet e thjeshta e të rehatshme për modën e rrugës deri te disa edicione të mbrëmjeve, vajzat e Mango-s në koleksionin aktual të brendit të tyre të preferuar të rrugës kanë gjetur përgjigje të përsosur për çdo sfidë mode dhe kanë treguar se si me ndihmën e rrobave të brendit ‘high street’ është e mundshme të krijohet dukja e përsosur në çdo sezon.

Ndër favoritet e tyre, këtë dimër janë theksuar fustani i larmë i thurur, pulovri me vija dhe çizmet deri mbi gjunjë.

Idetë e veshjeve për të gjitha rastet ditore dhe të mbrëmjes të cilat sjellin ditët e dimrit, shikoni në vazhdim.

/Telegrafi/