LAJMI I FUNDIT:

“Icardi është vdekjeprurës, ndërsa Higuain sulmuesi perfekt – jam befasuar edhe nga Belotti e Dzeko”

“Icardi është vdekjeprurës, ndërsa Higuain sulmuesi perfekt – jam befasuar edhe nga Belotti e Dzeko”

Paolo Rossi e quan Mauro Icardi si ‘vdekjeprurës’, Gonzalo Higuain si ‘perfekt’, teksa është befasuar edhe nga Edin Dzeko dhe Andrea Belotti këtë sezon.

Ish-sulmuesi italian është një hero kombëtar, pasi goli i tij i shënuar ia fitoi Italisë Kupën e Botës në vitin 1982, dhe pasi është një sulmues i madh, ai është pyetur për sulmuesit aktual të Serie A, ku të ka fjalë të mira për Icardin, Higuain, Belottin e Dzekon.

“Futbolli evoluon dhe ndryshohet, por në fund goli është ai që vjen nga puna dhe kompaktësia e ekipit”, ka thënë fillimisht Rosi për mediat italiane.


Bauza: Higuain është sulmuesi i parë, Icardi i treti
Lexo po ashtu Bauza: Higuain është sulmuesi i parë, Icardi i treti

“Nga top-golashënuesit, unë mendoj se Mauro Icardi mund të jetë më konkreti i grupit. Edhe në lojërat më të komplikuara ai mund të krijojë mundësi të mirë dhe të përfitojë nga ato. Ai është vdekjeprurës”, përcjell Telegrafi.

“Belotti dhe Dzeko? Në nivel individual, ata janë të dy surpriza të sezonit. Lojtari i Torinos është sulmues më i mirë italian. Ai e bëri stazhin e duhur para eksplodimit, dhe ai përfaqëson të ardhmen e ekipit kombëtar. Ka një përzierje teknikë dhe forcë fizike. Ai më kujton [Luis] Suarezin e Barcelonës”.

“Dzeko, nga ana tjetër, ka befasuar më pozitivisht. Pas një sezoni zhgënjyes të vitit të kaluar ai arriti të kthehet në nivele të larta, dhe ai e ka provuar se është një sulmuesit top-klasë”, transmeton Telegrafi.

Icardi ‘mbret’ i golave dhe asistimeve në Evropë, lë pas vete shumë yje (Foto)
Lexo po ashtu Icardi ‘mbret’ i golave dhe asistimeve në Evropë, lë pas vete shumë yje (Foto)

“Sa për Higuain, është e vërtetë se ka qenë më pak i qëndrueshëm se sezonin e kaluar, por ai është në një kontekst të ndryshëm. Unë mendoj se ai është sulmuesi i përsosur, ai futet në listën pre pesë apo gjashtë sulmuesve më të mëdhenj në botë me Suarez, [Robert] Leëandoëski. Diego Costa, dhe sigurisht [Lionel] Messi dhe [Cristiano] Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Premier League
Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori