Mauro Icardi mund të largohet nga Paris Saint Germain pas sy sezoneve të kaluar në Parc de Princes.

Sulmuesi argjentinas nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për sezonin e ardhshëm dhe pritet largimi i tij këtë verë.


PSG po kërkon ta blejë përfundimisht italianin Moise Kean dhe Icardi do të duhet të gjejë skuadër të re.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në elitën e futbollit italian Serie A ku ofertat nuk mungojnë.

l argentin mauro icardi photo franck fife afp 1619183117

Calciomercato ka raportuar se tre gjigantët italianë, Roma, Milan dhe Juventus janë në garë për të nënshkruar me lojtarin.

28-vjeçari është i etur të rikthehet në Itali pasi kërkon ta rikthejë formën e vjetër në Serie A.

PSG nga ana tjetër po pret oferta për të, ku synon që nga shitja e argjentinasit të fitojë mbi 45 milionë euro.

Kujtojmë që Icardi më parë në Serie A ka veshur edhe fanellën e Interit dhe Sampdorias. /Telegrafi/

telegrafi sport app