LAJMI I FUNDIT:

Ibraimi, në garë për “Lojtari i Vitit”

Ibraimi, në garë për “Lojtari i Vitit”

Sulmuesi i Shkëndijës Besart Ibraimi, është përfshirë nga federata maqedonase në listën e tre të përzgjedhurve për “Lojtari i Vitit” në sezonin 2015-2016.

Ibraimi bëri një sezon të shkëlqyer vjet me Shkëndijën e Tetovës, teksa u shpall shënuesi më i mirë më 25 gola.

Ai fitoi Kupën e Maqedonisë dhe u shpall nënkampion me ekipin e tij.


Për këtë çmim, do të jetë tifozët ata që me votën e tyre do të zgjedhin lojtarin më të mirë, dhe Ibraimi ka shanse të mira ta fitojë këtë çmim.