Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dreshaj është duke kaluar nëpër një superformë.

Javën e kaluar Dreshaj realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në fitoren e Heerenveen 0-4 te Heracles.


Ylli i Kosovës nuk është ndalur me vetëm golin e javës së kaluar, pasi sapo ka shënuar një tjetër gol të jashtëzakonshëm.

Kësaj radhe ‘viktima’ ishte gjiganti holandez Feyenoord, që Dreshaj i shënoi gol nga një distancë e largët më se 30 metra.

Dreshaj pranoi një top dhe goditi fuqishëm nga distanca për ta barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 80-të.

Forma e mirë që po kalon qendërmbrojtësi i Kosovës, është një lajm i mirë për trajnerin Bernard Challandes para ndeshjeve të shtatorit. /Telegrafi/

telegrafi sport app