Vënia e taksës për produktet serbe që vijnë në Kosovë, ka lënë nën hije temën e shumëpërfolur për korrigjim të kufijve me Serbinë. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, konsideron se kjo ide është qëllimkeqe dhe duhet ndalur.
Ish-deputeti i LDK-së, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se kjo temë jo veç që është e rrezikshme për Kosovën, por paraqet rrezik për gjithë rajonin, edhe ashtu në një situatë të brishtë sipas tij.
Ideja e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve për Ballkanin dhe për Kosovën, sipas Ibishit është sikurse “Kutia e Pandorës”.
“Ndërkombëtarët përherë tentojnë ta sanojnë gjendjen dhe jo ta zgjidhin përfundimisht. Ata thonë: ‘ju bëni marrëveshjet, çfarëdo qofshin ato, ne do ët qëndrojmë prapa tyre’, nëse ju pëlqejnë. Mirëpo, këtu e shoh një çështje shumë të rrezikshme. Kjo është si ‘Kuti e Pandorës’, hapet kjo, vazhdon situata në Bosnje, Maqedoni e vende të tjera. Do të thotë trazohet Ballkani i brishtë. Unë mendoj që krejt kjo iniciativë është qëllimkeqe dhe duhet ndalur”, tha ai.
Duke theksuar shkallën e lartë të rrezikut që paraqet ideja e presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit, Ibishi thotë se është më mirë të ketë një konflikt të ngrirë në veri se sa të hapen edhe çështje të tjera.
“Më mirë është ta kemi një konflikt të ngrirë në veri se sa të na hapen çështje të tjera. Serbia vetëm do të fillojë që kufijtë e Kosovës t’i lëkund në formë të marrëveshjes e mandej depërton edhe në brendi, në kuptim të kërkimit edhe të konsekuencave tjera që janë të paqëndrueshme për neve. Por, kjo nuk do të ketë ndikim vetëm në Kosovë, prishet raporti edhe në Maqedoni, ndoshta ndërhyhet në Mal të Zi, mos të them Bosnja që është shumë gati një forme impulsive, sidomos pas asaj që fituan forcat serbe nacionaliste me etnitetin e ‘Republika Srpska-s’”, theksoi Ibishi.
Ai ka folur edhe për mekanizmat e sigurisë që ka Kosova, ku ka thënë se është fat i mirë që këta të fundit janë krijuar në mënyrë demokratike, porse thekson se këto të fundit janë në fazën e reformave dhe jo me kapacitete të plota.
Se situata nuk është e mirë, sipas tij, dëshmojnë edhe manovrat e kohëve të fundit të Serbisë në pika të afërta me Kosovën.
Për shkak të kësaj, dhe rrethanave tjera në të cilat ndodhet vendi, Ibishi thotë se është e nevojshme prezenca ndërkombëtare në Kosovë.
“Prezenca ndërkombëtare e sigurisë së brendshme, por edhe ushtarake nga rreziqet e jashtme duhet të jetë e vazhdueshme në Kosovë. Edhe pse gjendja duket e qetë dhe stabile, në esencë janë kërcënimet e dukshme, sidomos nga Serbia, pas manovrave tash që u zhvilluan e të cilat quhen ‘Fitorja e shekullit pas të Luftës së Parë Botërore’, që janë manovrat më të mëdha në rajon kohës së fundit dhe çuditërisht nuk ka hasur në asnjë zë kritik as prej institucioneve e as prej ndërkombëtarëve sepse manovrat që zhvillohen në një shtetsikurse është Serbia, në një shtet fqinj, mund të kenë paralajmërime jo të mira, në kuptim të asaj që cdo herë ai është një kërcënim për një shtet që i kemi raportet të paqëndrueshme, apo të parregulluara”, tha ai.
Sikur të mos mjaftonte politika e dëmshme serbe për Kosovën, ai rendit edhe ndikimin rus si një nga problemet me të cilat përballet rajoni dhe Kosova.
“Ajo (Serbia) në vazhdimësi po furnizohet nga Rusia dhe vendeve tjera gjithashtu. Unë e shoh ndikimin rus edhe në një mënyrë tjetër, është edhe një sistemi i politikës, sistemi i të butë i ndikimit përmes mediave, sidomos ‘Rusia Today’ dhe ‘Sputnik’ që ka shumë ndikim edhe ne aspektin global, duke plasuar lajme të ndryshme jo të mira për Kosovën, si pjesë të Serbisë, si vend i paqëndrueshëm, vend me udhëheqësi etj… Unë Rusinë e shoh si një rrezik të madh edhe për rajonin, e veçanërisht për Kosovën. Këtu duhet të ketë kujdes edhe BE-ja edhe NATO-ja”, u shpreh ai.
Krejt në fund, eksperti i çështjeve të sigurisë ka folur edhe për Listën Serbe, për të cilën thotë se nuk përfaqëson kurrfarë zëri të qytetarëve të Kosovës pasi që është e dirigjuar tërësisht nga Beogradi.
“Nuk duhet humbur kohë se çfarë qëndrimi ka Lista ‘Srpska’. Ajo do të jetë çfarë është interesi i Serbisë sepse realisht nuk përçon zërin e komunitetit serb në Kosovë”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite