Ia goditën veturën me çadër, shoferi i zemëruar sulmon këmbësorin në Londër të Anglisë

Një incident dramatik është regjistruar në King Street, Southall, në perëndim të Londrës, më 10 nëntor.
Një Mercedes i zi u bllokua në një vijë kalimi këmbësorësh, ndërsa një grup burrash e rrethuan automjetin.
Ata u panë duke qortuar shoferin, përpara se dy prej tyre ta godisnin makinën me çadrat që mbanin në duar.
Në përpjekje për t’u larguar, shoferi u tregua i irrituar, doli nga makina dhe vrapoi pas njërit prej burrave.
Pas kësaj, ai e sulmoi atë, edhe pasi ky i fundit ishte futur në një autobus.
Policia po heton incidentin, i cili ka tërhequr vëmendjen e madhe të kalimtarëve dhe është filmuar nga dëshmitarë në vendngjarje. /Telegrafi/Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































