Një qytetar ka raportuar në polici se llogaria e tij në rrjetet sociale është hakuar nga persona të panjohur.


Sipas njoftimit zyrtar, rasti është paraqitur rreth orës 00:50, ku ankuesi ka deklaruar se përveç marrjes nën kontroll të faqes së tij, përgjatë ditëve të fundit ka pranuar edhe mesazhe kërcënuese nga profile të ndryshme.

Policia ka njoftuar se menjëherë është informuar prokurori kompetent, ndërsa njësitë përkatëse hetimore kanë nisur procedurat për identifikimin e personave të përfshirë në këtë sulm kibernetik dhe përmbajtjen e kërcënimeve.

Rasti është duke u trajtuar si ndërhyrje në sistem kompjuterik dhe mbetet në hetim. /Telegrafi/