LAJMI I FUNDIT:

Hyseni për vizat: Edhe teknikisht jemi evropian

Hyseni për vizat: Edhe teknikisht jemi evropian

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, ka theksuar se është shumë i lumtur për rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, që e ka bërë Komisioni Evropian.

Ai në një konferencë për media, ka theksuar se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave, dhe se sipas tij, “mund të themi se jemi një nga vendet më pro evropiane në Ballkanin Perëndimor”.

“Jemi në një ditë gëzimi, lumturie, sepse më në fund përveç që ndihemi evropian, edhe teknikisht jemi evropian, sepse do të udhëtojmë pa viza për në BE”, ka thënë Hyseni, përcjell Telegrafi.


“Dëshiroj të ju falënderojë për angazhimin tuaj, dhe dëshiroj t’i falënderoj të gjitha institucionet që kanë qëndruar përkrah nesh, derisa po i përmbushin kriteret që nuk kanë qenë të lehta”, ka thënë Hyseni duke iu drejtuar Komisionerit për Migracion, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, me të cilin ishin gjatë një konference të përbashkët.

Sipas tij, Kosova edhe më tutje do të vazhdojë të mbajë të njëjtin drejtim, duke shtuar se “Kosova tashmë ka nënshkruar MSA-në, dhe përfundimisht ne jemi të përcaktuar në angazhimin tonë që të ndjekim qëllimin që të jemi anëtarë të plotë të BE-së”.

“Jemi të vetëdijshëm për detyrat që janë para nesh, qeveria e Kosovës qëndron e angazhuar që të përmbush kriteret e kërkuara”, ka shtuar Hyseni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori