LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 7° partlycloudy_day

Hyseni: LDK e PDK në Gjilan po i bëjnë bojkot e bllok buxhetit të qytetarëve

Hyseni: LDK e PDK në Gjilan po i bëjnë bojkot e bllok buxhetit të qytetarëve

Ka dështuar takimi i thirrur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për subjektet politike, LDK dhe PDK-dega në Gjilan.

Udhëheqësit, Lutfi Haziri nga LDK e Riad Rashiti nga PDK nuk iu përgjigjen ftesës për të biseduar lidhur me miratimin e buxhetit të këtij viti.

Si rrjedhojë, kryetari Hyseni ka mbajtur konferencë për media, duke thënë se të njëjtit po i bëjnë bojkot e bllok buxhetit të qytetarëve.


PDK në Gjilan refuzon ftesën e Hysenit për takim mbi buxhetin, e konsideron të vonuar dhe të panevojshme
Lexo po ashtu PDK në Gjilan refuzon ftesën e Hysenit për takim mbi buxhetin, e konsideron të vonuar dhe të panevojshme

“Pas javësh të tëra bllokade nga opozita dhe thirrjeve të mia të vazhdueshme drejtuar fillimisht asamblistëve të partive opozitare dhe më pas edhe kryetarëve të këshilltarëve komunalë, dje kam ftuar një takim urgjent për sot”, tha Hyseni.

Hyseni theksoi se do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje deri në miratimin e buxhetit për vitin 2025, duke iu bërë thirrje për reflektim nga ana e opozitës.

“Qytetarët e Gjilanit vlerësojnë drejt e nuk harrojnë. Po u bëjë thirrje përsëri, që të reflektoni e të përgjigjeni në kërkesën qytetare për votimin e buxhetit”, tha ai.

Ndryshe, takimi është paraparë të mbahet sot me fillim nga ora 10:00./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën

E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën

Magazina
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Kalo në kategori