Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, pritën në takim Bajram Fushën, drejtor Ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë.

Në këtë takim u diskutuan hapat konkretë për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe ofrimin e mundësive për bizneseve të Gjilanit për të pasur qasje më të lehtë në tregun slloven dhe atë evropian.


“Në takim diskutuam për hapat konkretë që do të ndërmarrim për të forcuar lidhjet tona ekonomike dhe për t'u ofruar bizneseve të Gjilanit qasje më të lehtë në tregun slloven dhe atë evropian”, tha Hyseni.

Kryetari i komunës theksoi se Gjilani mbetet i përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për biznesin, duke ndërtuar ura bashkëpunimi që sjellin zhvillim dhe vende të reja pune për qytetarët.

“Faleminderit z.Fusha për vizitën dhe takimin. Vazhdojmë me punë e përkushtim”, shtoi Hyseni. /Telegrafi/