LAJMI I FUNDIT:

I huqi disa raste nga afërsia – për t’u befasuar është ajo që kanë bërë tifozët e Interit për Lukakun

I huqi disa raste nga afërsia – për t’u befasuar është ajo që kanë bërë tifozët e Interit për Lukakun

Romelu Lukaku u kërkoi falje ultrasve të Interit pas një tjetër paraqitjeje tronditëse në barazimin 1-1 me Salernitana dhe ata e vlerësuan gjestin.

Sulmuesi ka pasur probleme të mëdha javët e fundit, me disa mundësi të jashtëzakonshme të humbura në një seri prej vetëm një pike nga katër ndeshjet e fundit të Serie A.

Ai shpërdoroi përsëri raste ideale në Stadio Arechi me një goditje me kokë nga gjashtë metra që goditi disi traversën.


Juventusi identifikon dhe ndalon përjetësisht tifozët racist që abuzuan me Lukakun
Lexo po ashtu Juventusi identifikon dhe ndalon përjetësisht tifozët racist që abuzuan me Lukakun

Kur Antonio Candreva shënoi golin e barazimit dhe arbitri dha bilbilin e fundit, Lukaku ishte një nga lojtarët e paktë që iu drejtua tifozëve udhëtues dhe kërkoi falje.

Ultras e vlerësuan atë, pasi grupi Curva Nord postoi këtë mesazh në Instagram Stories.

Boehly ka gati listën për largime në verë - së paku gjashtë lojtarë i thonë lamtumirë Stamford Bridges
Lexo po ashtu Boehly ka gati listën për largime në verë - së paku gjashtë lojtarë i thonë lamtumirë Stamford Bridges

“Të përballesh gjithmonë me gjërat, nuk ka rëndësi nëse ato shkojnë mirë apo keq, ajo që ka rëndësi është të marrësh përgjegjësi. Në fat të mirë dhe në fatkeqësi, ne do të jemi atje”, thuhet në mesazhin e tyre.

Barazimi 1-1 do të thotë se Interi rrezikon të bjerë nga katër vendet e para në Serie A këtë fundjavë, ndërsa duhet të përgatitet edhe për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas të martën në mbrëmje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori