Hungaria ka kërkuar të frenojë mbështetjen perëndimore dhe atë të NATO-s për Ukrainën gjatë gjithë pushtimit rus.
Bëhet e ditur se Hungaria nuk dërgon armë në Ukrainë që moti kohë dhe ka bllokuar miliarda në fondet e BE-së.
Madje, në prill të vitit 2022, kryeministri hungarez, Viktor Orban, iu referua presidentit ukrainas, Voldymyr Zelensky, si një nga “kundërshtarët e tij”.
Së fundmi, Orban tha se e mbështet politikën e NATO-s për të ndihmuar anëtarët e saj nëse ata sulmohen, por nuk mbështet dhënien e parave dhe armatimit për Ukrainën, e cila nuk është anëtare e aleancës, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, Orban tha se nuk është dakord me pikëpamjet e disa anëtarëve të NATO-s se Rusia mund të pushtojë vendet në krahun lindor të aleancës.
Në vend të kësaj, ai e përshkroi pushtimin rus të Ukrainës si një luftë midis “dy vendeve sllave”.
Ndryshe, NATO ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës që nga fillimi i luftës.
Nëpërmjet aleancës, anëtarët e saj kanë premtuar më shumë se 700 milionë dollarë mbështetje dhe miliarda të tjerë individualisht.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar që aleatët e aleancës ushtarake të koordinojnë 100 miliardë dollarë për Ukrainën gjatë pesë viteve të ardhshme, por jo të gjithë anëtarët duken të jenë pajtuar.
Stoltenberg ka thënë gjithashtu se Ukraina një ditë do të bëhet anëtare e NATO-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan – cili është shkaku?

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t’i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit