LAJMI I FUNDIT:

Humbja e thellë ndaj Norvegjisë, Foda dhe lojtarët refuzuan të flisnin pas ndeshjes

Humbja e thellë ndaj Norvegjisë, Foda dhe lojtarët refuzuan të flisnin pas ndeshjes

Lojtarët dhe stafi teknik i Kosovës kanë zgjedhur të heshtin pas humbjes në miqësoren ndaj Norvegjisë me rezultat 3-0.

Mediumi SuperSport/DigitAlb ishte i akredituar për transmetimin e ndeshjes së Kosovës, por që Franco Foda dhe lojtarët kanë refuzuar të flasin pas takimit.

Erling Haaland ka shënuar het-trik në fitoren e ‘Vikingëve’ ndaj ‘Dardanëve’, duke gjetur rrjetën në minutat 15′, 70′ dhe 75′.


As në faqen zyrtare të FFK-së nuk ka ndonjë deklaratë, ndërsa në fund të tekstit të raportit të ndeshjes shkruante: “Miqësorja kundër Norvegjisë ishte testi i fundit i Kosovës para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve që nisin në shtator. Më 6 shtator Dardanët në shtëpi luajnë me Rumaninë, derisa tre ditë më vonë si mysafirë kundër Qipros”.

Notat e lojtarëve, Norvegji 3-0 Kosovë: Paraqitje e dobët e 'Dardanëve', Haaland lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Norvegji 3-0 Kosovë: Paraqitje e dobët e 'Dardanëve', Haaland lojtar i ndeshjes

Franco Foda deri më tani ka tri ndeshje, dy humbje dhe një fitore, që të gjitha të zhvilluara si mysafir. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori