Humaniteti në veprim: Një dhuratë që sjell shpresë për Fondacionin “Heroina e Mirësisë”

Zemrat e mëdha nuk njohin kufij - dhurohet mjeti i transportit dhe pajisje tjera për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë
Një akt i jashtëzakonshëm humaniteti ka prekur zemrat e shumë njerëzve, falë përkushtimit të bashkëatdhetarëve tanë në Gjermani, të cilët kontribuuan me dashuri dhe solidaritet për një qëllim të shenjtë: ndihmën për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Në krye të kësaj nisme qëndrojnë z. Sami Kurtaj, Hasan Berishën dhe Arben Baçin nga Furstenfeldbruck, të cilët nisën një iniciativë të veçantë për të mbështetur Fondacionin “Heroina e Mirësisë”, i cili vepron në shërbim të kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë.
Përmes kësaj përpjekjeje të përbashkët, u bë e mundur dhurimi i një rimorkio, që do të shërbejë për transportimin e ndihmave të ndryshme – karroca, pajisje ndihmëse, bateri dhe mjete të tjera të domosdoshme që lehtësojnë jetën e shumë njerëzve me aftësi të kufizuara.
Në këtë aksion human morën pjesë edhe shumë bashkëkombës të tjerë, emrat e të cilëve u përmendën me mirënjohje të veçantë nga Fondacioni: Zeqir Sumaj, Kujtim Gërvalla, Hysni Behlulaj, Fadil Sumaj, Dashmir Cukaj, Arben Rizanaj, Ismet Fazlija, Elmi Bekaj, Visar Qoqaj, Qazim Veselaj, Mentor Halimi, Esat Fetahaj, Nazmi Kryeziu, Ali Selimi, Agim Nebihi, Bekim Bahtiri, Rexhep Gashi, Ylber Veliu, Afrim Sertolli, Qaush Gashi, Ardit Cufaj, Besart Samadrexha, Halil Berisha, Nexhdet Sadikaj, F.K., Shkodran Kurtaj, Edison Perlekaj, Arberts Autoservice, Adnan Kabashi, Baleci, Fazli Gashi, Skënder Sfishta, Agim Alidemaj.
Po ashtu, një falënderim i veçantë shkon për Shoqatën “Nora” nga Zvicra, si dhe për kontribuesit e saj: Fexherije Gashi, Liridon Binakaj dhe Gani Berishaj, të cilët dëshmuan se dashuria për vendin dhe njerëzit nuk njeh kufij.
“Ky kontribut është një dritë shprese dhe një dëshmi se me dashuri dhe vullnet të mirë mund të ndryshojmë jetën e atyre që kanë më pak mundësi,“ u shpreh Shkurta Haxhiu, drejtoreshë e Fondacionit “Heroina e Mirësisë”.
Ky gjest i ndihmës është një shembull frymëzues i unitetit dhe humanitetit, që meriton respekt dhe vlerësim të thellë.
/Telegrafi/






















































