Serbia do të ndryshojë qasjen e saj në arenën politike pas padisë për gjenocid, ka deklaruar Nevenka Tromp, hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Tromp theksoi se ajo mund ta paditë Serbinë nëpërmjet një shteti tjetër. Ajo i bëi këto deklarata gjatë një konference ndërkombëtare të organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Paditë për gjenocid shqyrtohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), e cila vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve.
Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia i humbën rastet e tyre kundër Serbisë për gjenocid. Megjithatë, GJND-ja konstatoi se Serbia kishte shkelur Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit në Srebrenicë, por nuk e shpalli atë fajtore për kryerje të gjenocidit.
Tromp, autore e librit “Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit”, theksoi se Kosova duhet të mësojë nga këto dy raste dhe ta paditë Serbinë për gjenocid.
“Kosova, edhe pse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, mund të paraqesë një padi nëpërmjet një shteti anëtar të OKB-së. Nuk është fjala vetëm për fitimin e rastit, por për vendosjen e një mekanizmi që do ta detyronte Serbinë të sillet ndryshe në arenën politike dhe në Procesin e Berlinit. Pa këtë presion, Serbia do të vazhdojë të veprojë si një shtet i zakonshëm, ndonëse nuk ka pasur asnjë mekanizë që ta ndalojë pas tërheqjes ushtarake nga Kosova”, deklaroi ajo, raporton KP.
Tromp theksoi gjithashtu se arkivat e gjykimeve janë burime të vlefshme për dokumentimin dhe shkrimin e historisë.
“Një pyetje thelbësore është se si mund të kontribuojnë gjykimet penale në shkrimin e historisë? Arkivat e gjykimeve janë burime të pasura me dëshmi, dokumente, audio-regjistrime dhe dëshmi gojore nga dëshmitarët. Shumica e këtyre të dhënave janë të qasshme për publikun, por hyrja në to mbetet sfiduese”, tha ajo.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, theksoi se institucionet e vendit duhej të ishin fuqizuar për të adresuar krimet e luftës.
“Jemi shumë larg nga adresimi i drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë. Nuk mund ta lidhim këtë vetëm me EULEX-in, por edhe me domosdoshmërishmërinë që institucionet e Kosovës të ishin më të fuqizuara që në atë kohë, si në polici, prokurori apo gjykata. Pse të mos ketë një gjykatë specifike për krimet e luftës?”, u shpreh ajo.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, foli për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe sfidat që ato përballin në rrugën drejt drejtësisë.
“Dhunimet seksuale janë krime të padukshme, por një nga armët më të ndyra dhe më të lira që përdoren si strategji lufte, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ukrainë dhe vende të tjera të prekura nga konfliktet. Fatkeqësisht, trupi i gruas dhe burrave bëhet fushëbetejë pa pëlqimin e tyre. Këto krime janë të vështira për të dokumentuar dhe viktimat hasin vështirësi në të folur për to”, tha ajo.
Gjatë luftës së viteve 1998-1999, në Kosovë u vranë mbi 13 mijë civilë, u dhunuan mbi 20 mijë gra dhe burra, ndërsa mbi 6 mijë persona u zhdukën. Prej tyre, rreth 1.600 vazhdojnë të jenë të pagjetur. Më shumë se 800.000 persona u zhvendosën nga vendbanimet e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës