Huliganët shkaktojnë kaos në Kiev: Rrahje mes ukrainasve dhe turqve (Video)

Kaos i madh në rrugët e Kievit si pasojë e ndeshjes ndërmjet Dynamo Kyivit dhe Besiktasit.
Huliganët e skuadrës vendase i kanë pritur në qendër të qytetit, tifozët e skuadrës turke që kanë udhëtuar në numër të madh në Ukrainë.
Sipas njoftimeve të medieve ukrainase, huliganët ukrainas kishin shkuar në vendin ku ishin grumbulluar turqit.
Pas përleshjes, menjëherë ka arritur policia dhe ndihma e shpejtë që iu kanë ndihmuar të lënduarve.
Dinamo e fitoi me rezultat 6-0 takimin, ndërkohë që dy lojtarë të Besiktasit u përjashtuan me kartonë të kuq.
Në ndërkohë, klubi turk ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League, derisa ai ukrainas është eliminuar nga garat evropiane. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































