Aktori i famshëm Hugh Jackman ka treguar një nga momentet më të sikletshme të karrierës së tij, kur pati një incident në skenë gjatë shfaqjes së “Beauty and the best”.

Gjatë interpretimit të rolit të Gastonit dhe këngës “Me”, ai humbi kontrollin.


Jackman shpjegoi se atë kohë vuante nga dhimbje të forta koke dhe një naturopat i kishte këshilluar të pinte shumë ujë për t’u hidratuar.

- YouTube www.youtube.com

Ai e teproi dhe piu rreth 7 litra ujë në një ditë, gjë që e futi në telashe.

Gjatë këngës së parë, ndërsa ngrinte dhe tërhiqte kolegen që luante Belle, një sasi e vogël urine i shpëtoi dhe ai po mbante veshur rroba të ngushta, duke e bërë situatën edhe më të sikletshme.

Në kulmin e këngës, ai u gjend përballë një zgjedhjeje: ta këndonte notën e lartë F dhe të rrezikonte të lagte pantallonat, ose ta shmangte dhe të mos e kryente dot pjesën muzikore.

Ai vendosi ta këndonte dhe urina thjesht i rridhte poshtë pantallonave gjatë gjithë momentit.

Ky thekson se ishte një nga momentet më të sikletshme që i ka ndodhur ndonjëherë. /Telegrafi/