LAJMI I FUNDIT:

Huawei ka bërë të ditur çmimin marramendës të Mate X, që nuk do t’i ketë aplikacionet e Google

Huawei ka bërë të ditur çmimin marramendës të Mate X, që nuk do t’i ketë aplikacionet e Google

Telefoni i ri i palosshëm nga Huawei, pritet të lansohet së shpejti, ndërsa është bërë i ditur çmimi marramendës se sa do të ketë.

Por, ky lajm nuk pritet t’i gëzojë shumë blerësit jashtë sepse vjen pa aplikacionet e Google, që kohëve të fundit janë shumë të kërkuara, transmeton Telegrafi.

Telefoni Huawei Mate X, kushton 2,499 euro, që është për 200 euro më shtrenjtë se paraardhësi, vetëm se është më i fuqishëm pasi ka memorie 8/512GB. Derisa, nuk dihet nëse do të ketë ndonjë version tjetër, apo do të jetë vetëm ky.


Pjesa e jashtme, është e njëjtë sikur modeli aktual, që ishte shumë funksional dhe praktik, me përmasa 8 ose 6.6 inç. Bateria me 4,500mAh si dhe rrjeti 5G, janë gjithashtu pjesë e sistemit.

Megjithatë, ka ndryshime, pasi procesori i telefonit të ri është përditësuar me të fundit Kirin 900, pjesa ku paloset është bërë shumë më elastike, derisa xhami është mbështjellë me një shtresë poliamidi që e bën më rezistuese ndaj gërvishtjeve.

Kamerat janë shtuar nga tre në katër, duke i mundësuar që sensori kryesor të fotografojë me 40 megapixel, sensori anësor me 16 dhe telephoto 8, derisa ka edhe një kamerë me 3D që bën fotografime më të thella. Selfie me Mate X, mund të bëhen vetëm pasi të jetë palosur telefoni.

Telefoni i ri Mate X do të lansohet muajin që vjen, derisa nuk është saktësuar se në cilat tregje do të shpërndahet së pari. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Kalo në kategori