LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Vuçiq ka dërguar mercenarë serbë në Bjellorusi, BE duhet të jetë e kujdesshme ndaj lojërave të ndyta të tij

Hoxhaj: Vuçiq ka dërguar mercenarë serbë në Bjellorusi, BE duhet të jetë e kujdesshme ndaj lojërave të ndyta të tij

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë kujdes nga lojërat që Serbia po i bën.

Këtë koment ai e dha duke publikuar një fotografi të ushtarëve serbë në Bjellorusi.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili mandatin e kaluar ishte zëvendëskryeministër, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, ku shihen forca të ushtrisë serbe në Bjellorusi, atje ku po mbahen protestat kundër presidentit bjellorus, Aleksandr Lukshenko.


Gazetari bjellorus publikon pamjet, thotë se ushtria serbe është parë në protestat në Bjellorusi
Lexo po ashtu Gazetari bjellorus publikon pamjet, thotë se ushtria serbe është parë në protestat në Bjellorusi

Hoxhaj ka thënë se përmes këtyre fotografive, shihet përkrahja e Aleksandar Vuçiqit ndaj regjimit autoritar në Bjellorusi.

Tutje, ka shtuar se është shqetësuese prania e mercenarëve dhe ushtarëve serbë atje.

“Fotografitë nga Frank Vicocoroka tregojnë përkrahjen ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi nga Aleksandar Vucic. Mercenarët serbë dhe prania ushtarake në Bjellorusi janë shqetësuese. Shërbimi i jashtëm Evropian dhe Josep Borrell, duhet të jenë të kujdesshëm ndaj lojërave të ndyta të Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori