LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj viziton Drenasin, flet për investimet e Qeverisë në këtë komunë

Hoxhaj viziton Drenasin, flet për investimet e Qeverisë në këtë komunë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka vizituar sot Komunën e Drenasit, ku së bashku me kryetarin Ramiz Lladrovci ka vizituar disa kompani vendore në Parkun e Biznesit në Drenas, ekipin futbollistik “Ferronikeli, si dhe shkollën e mesme teknike në Drenas “Fehmi Lladrovci”.

Gjatë vizitës në shkollën e mesme teknike “Fehmi Lladrovci, Hoxhaj tha se është i lumtur që me ligjin e pagave është rregulluar çështja e pagave të mësimdhënësve, ndërsa theksoi se ka hapësirë për përmirësime nga të dyja anët.

Në anën tjetër, Hoxhaj dhe Lladrovci vizituan Parkun e Biznesit në Drenas, i cili ka mbi 40 kompani aktive vendore dhe në partneritet me kompani të huaja.


Hoxhaj theksoi se me standardet e cilësisë së prodhimit dhe përpunimit të produkteve të ndryshme që i aplikojnë këto kompani, do të sigurojnë eksport edhe nëpër vendet e rajonit dhe të Evropës.

“Sot kam vizituar Komunën e Drenasit, ku së bashku me kryetarin Lladrovci kemi vizituar kompani në parkun e biznesit në Drenas, siç janë fabrika për përpunimin e plastikës “Powerpack LLC”, fabrika për përpunimin e barnave “Genti Pharm”, fabrika për prodhimin e ashensorëve në partneritet me një kompani gjermane “Lift Kosova “. I mahnitur nga standardet e larta që i përdorin këto kompani për nxjerrjen e produkteve të tyre në tregun vendor, derisa shumë prej tyre tashmë kanë nisur të eksportojnë në vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Po ashtu, kam vizituar shkollën e mesme teknike “Fehmi Lladrovci”, ku theksova se rritja e pagave që është bërë me ligjin e ri i cili u miratua javën e kaluar, është edhe përgjegjësi e re për rritjen e cilësisë në mësimdhënie.

“Qeveria qendrore do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e Komunës së Drenasit, derisa punojmë për ndarjen e buxhetit në mënyrë të decentralizuar në mënyrë që komunat të kenë rol më të madh në vendimmarrje për projektet zhvillimore”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/