LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Sot kur kujtojmë vendimin e GJND-së, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe BE-në e kemi të çmontuar

Hoxhaj: Sot kur kujtojmë vendimin e GJND-së, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe BE-në e kemi të çmontuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kujtuar 13 vjetorin e vendimit të Gjykatëa Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se në përvjetorin e fitores së Kosovës në GJND, siç shprehet ai, “që konfirmoi fuqishëm legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë sonë”.

“Sot politika e jashtme është zhbërë, partneriteti strategjik me SHBA-në dhe BE-në është çmontuar dhe normalizimi ndërshtetëror me Serbinë është zëvendësuar me menaxhim të krizës në veri të vendit, duke treguar para botës që Kosova nuk mund të qeverisë atë pjesë të territorit të saj!”.


“Kjo ndodhë kur politika e jashtme nuk bazohet në vlerësimin real të situatës dhe nuk ndjekë interesin shtetëror të Kosovës, por udhëhiqet nga marrëzi ideologjike dhe nga frustrimi personal i një politike qorre”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai thotë se një përvjetor si ky mund të shërbejë për t’i treguar botës se Serbia ende funksionion si armike e Kosovës dhe kundërshtare e Perëndimit dhe që njohja universale, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në dhe BE-në është sa në interes të Kosovës dhe paqes liberale në Evropë.

“Sot vendimin i GJND-së kujtohet si një datë historike dhe jo platformë politike në përmbylljen e shtetësisë së Kosovës, meqë ata që udheheqin as nuk kanë dije, vullnet dhe as guxim për të përmbushur interesin shtetëror të Kosovës!”, ka shkruar Enver Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori