LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Serbia manipulon me fakte, kishat e xhamitë i takojnë Kosovës

Hoxhaj: Serbia manipulon me fakte, kishat e xhamitë i takojnë Kosovës

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosaleviq, i cili e kishte quajtur ‘provokim’ një liturgji të mbajtur kohë më parë në një kishë katolike në Novobërdë.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur qesharake deklaratën e Vukosavleviq ‘për përvetësimin e kishës serbe’ në Novobërdë, duke i kujtuar atij se politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve shpesh ka manipuluar me faktet.

Postimi i plotë:


“Obsesioni i Serbisë për të përvetësuar gjithçka e ka bërë atë shkaktare të sa e sa luftërave e konflikteve në Ballkan! Politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve të Kosovës shpesh i ka përfshirë edhe njerëzit e shkencës, duke manipuluar me faktet.

S’do mend se në shekullin e 14 e 15 prej kur daton Kisha e Novobërdës nuk kishim të bënim me kombe të krijuara, kështu që përvetësimi i saj si ‘serbe’ është qesharak!

Kishat, xhamitë, objektet tjera të trashëgimisë kulturore, historike e fetare të Kosovës i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj!

Politizimi i kulturës, shkencës, historisë, sot, është lojë qesharake e absurde që bën Serbia! Kosova është fakt i kryer!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori